Po i dëgjoj subjektet politike që janë̈ ne pushtet për mbi 20 vite duke deklaruar se tani u paska ra ndërmend që po ekzistojka diaspora dhe se janë pro asaj që zëri i diasporës të degjohet në Parlamentin e Kosovës. Vallë, ku ishin këto parti dhe liderët e tyre deri sot, kur dihet mirë se ato ishin bartëse te pushtetit. Pse nuk e ndërmorën asnjë̈ veprim konkret p
ër diasporën deri me sot. Kam një bindje se madje edhe qëllimisht e kanë injoruar dhe abstrahuar komunitetin dhe diasporën si tërësi, sepse komuniteti ua prish rahatin klasës se krijuar politike.
Le të më thotë dikush se a e kanë realizuar ndonjë takim me komunitetin tonë këta ish zyrtarë apo udhëheqës të partive. Jo, nuk e kanë bërë një gjë të tillë sepse me më shumë kënaqësi dalin e pozojnë krahë për krah me ndonjë biznesmen në ndonjë restorant ekskluziv të New Yorkurt sepse komuniteti është jo i rëndësishëm për pushtetarët.
Po ashtu këto parti politike brenda komunitetit kanë edhe levat e tyre që hiqen si kinse “neutralë e patriotë” ndërsa në mënyrë perfide tentojnë që ta ulin dhe ta neutralizojnë rëndësinë e komunitetit.
Diaspora dhe komuniteti i kuptojnë mirë këto lojëra, prandaj bëhuni të sinqertë e leni pallavrat elektorale se nuk jemi në ëndërr.
Esad Gjonbalaj,
14 Janar 2021 NY