Dekorohet mësimdhënësi Rifat (Hasan ) Gjonbalaj

NË SHENJË NDERIMI !

 

Me rastin e 7 Marsit ditës se mësuesit për kontributin e dhënë ne edukimin dhe shkollimin e nxënësve ne Shtëpi Shkolla ne gjimnazin Bedri Pejani Pejë  gjate viteve te okupimi 1990-1999, maturantet e vitit shkollor  1996-1997 klasa IV-1 ndan Mirënjohje për prof.e tyre Rifat Gjonbalaj mësimdhënës dhe edukator i shume gjeneratave ne qytetin e Pejës

“Historia e arsimit tonë është një histori luftërash, përpjekjesh, histori e një populli të vogël në numër, por të madh në botën e tij shpirtërore, në vullnetin e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur”.

Ngjarjet janë ato që duhet nga gjeneratat të kujtohen, kurse mendimet dhe veprat të lartësohen. Populli ynë do ta kujtojë dhe do ta festojë Ditêt e Mësuesit shqiptar, që është një ngjarje e madhe për historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare.

Mbi shqiptarët kanë kaluar stuhitë e shumta, prandaj rrallë mund të ketë ndonjë popull në botë që të ketë pasur pushtime dhe pushtues aq të egër. Këta pushtues e kanë goditur pamëshirshëm edhe arsimin, siç ndodhi në vitet e nëntëdhjeta, kur nga shkollat u dëbuan të gjithë nxënëst dhe mësimdhënësit shqiptarë.

Mirëpo, falë gatishmërisë, sakrificës së mësimdhënësve, të nxënësve dhe pjesës dërmuese të popullit tonë, arsimi ynë mbijetoi .Ne u mobilizuam dhe mësimin e filluam nëpër shtëpi private, shtëpi këto të cilat shumë shpejt u shndërruan në vatra të rëndesishme për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare për edukimin patriotik të brezit të ri.

Në kujtim të këtyre viteve, me nderim dhe përulje për mësimdhënësit dhe familjarët që i lëshuan shtëpitë për mësim, maturantët e vitit 1996/97 me kujdestarin Rifat Gjonbalaj, në përvjetorin e 21-të të maturës e vizituan lagjen “Ramiz Sadiku”, përkatësisht familjen që atëbotë kishte mundësuar vijimin e mësimit në shtëpinë e saj.