Anëtari i Këshillit Rajonal të Bavarisë së Epërme dhe Këshilltar Bashkiak në Mynih, Gjermani, z. Deli Balidemaj, qëndroi sot për një vizitë në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Gjatë kësaj vizite, ai u prit ngrohtësisht nga disa Këshilltarë të qytetit të New Yorkut.
Z. Balidemaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në disa takime me rëndësi me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit të tij, ai nuk harroi të takohej edhe me komunitetin e Plavë-Gucisë, të cilët bashkohen në piknikun vjetor të mërgimtarëve nga treva e jonë.
Një kronikë më e zgjeruar për vizitën e z. Balidemaj do të publikohet në ditët në vijim.
Ndërkohë, z. Balidemaj është anëtar i plotë i këtyre komisioneve në Bashkinë e Mynihut:
• Komisioni për Punë të Brendshme
• Komisioni për Teknologjinë e Informacionit (IT)
• Komisioni për Sport
• Komisioni për Çështje Sociale
Esad Gjonbalaj


