Pasardhës e këshilltarit bashkiak z.Bernd Schreyer, i cili ka dhënë dorëheqje nga mandati, është z.Delija Balidemaj, 55-vjeçar, inxhinier i diplomuar. Balidamej ka ardhur në Mynih nga Martinajt, Plave e Guci para 25 vitesh, është i martuar dhe ka dy fëmijë të rritur. Aktualisht punon për kompaninë e qytetit it@M, e cila kujdeset për digjitalizimin ne qytetin e Mynihut.
Rreth dhjetë vjet më parë, Balidemaj filloi të përfshihej në politikë dhe në zgjedhjet e vitit 2018 u zgjodh në parlamentin e Bavarisë së Epërme. Ai është anëtar i komitetit të rrethit Feldmoching-Hasenbergl që nga viti 2020, ku u zgjodh nënkryetar i parë dhe gjithashtu mban detyrën e përgjegjësit për integrime. Integrimi është gjithashtu një nga prioritetet e tij politike. Përpos politikave integrative edhe politikat e digjitalizimit, çështjeve sociale, strehimit, sportit dhe gjithëpërfshirjes janë tema me prioritet në veprimtarinë politike të z. Balidemaj.
Deli Balidemaj: “Unë e di nga përvoja ime për pasojat e një politike te vonuar integruese dhe për këtë arsye kam filluar të përfshihet në politikë. Jam shumë i lumtur që tani mund ta bëj këtë në Këshillin Bashkiak të Mynihut. Ndihem i nderuar që mund t’i shërbej qytetit tim në këtë mënyrë.”