Deputeti Balidemaj: Hiqet kushtëzimi i pa drejtë i shtetësisë për qytetarët e Kosovës në Bavari

Si mbas komunikatës për shtyp të deputetit të parlamentit të Bavarisë së Epërme zt. Deli Balidemaj, banorët e Kosovës që jetojnë në Republikën e Bavarisë më nuk do jenë të kushtëzuar  nga autoritetet Bavareze që për të marr nënshtetësinë Gjermane të heqin dorë nga nëmshtetësia, e Serbisë . Ishte angazhimi i Komunitetit ,shoqatave që veprojnë në Bavari si dhe deputetit Balidemaj që  bënë te mundshme heqjen e kësaj barriere institucionale që ua vështirësonte jetën dhe ishte shumë e rënd për qytetarët e Kosovës .

Komunikata e plote e zt Balidemaj

Komunikatë për shtyp:

Nga data 08.10.2021 të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Bavari dhe dëshirojnë të marrin nënshtetësinë gjermane nuk janë të detyruar  më të ç‘lajmërohen nga nënshtetësia serbe. Ishte një angazhim i madh i gjithë komunitetit dhe rezultati nuk mungojë.

Faleminderit Katharina Schulze, Gülseren Demirel , z. Streibl z.Herrman dhe shum të tjerëve.

Urime deri në sukseset e radhës.

Me respekt Deli Balidemaj

Pressemiteilung

Ab dem 08.10.2021 müssen alle in Bayern lebenden Kosovo-Bürger, die die deutsche Staatsbürgerschaft erwerben möchten, nicht mehr auf die serbische Staatsbürgerschaft verzichten. Es war ein großes Engagement der ganzen Community .

Danke Katharina Schulze, Gülseren Demirel, Herrn Streibl  Herrn Herrmann und vielen anderen.

Deli Balidemaj