Dështon iniciativa për shkarkimin e Dritan Abazoviqit

Shkarkimi i Dritan Abazoviq nga pozita e Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, dhe zëvendësimi i tij me Ministrin e Financave dhe të Mirëqeneis Sociale, Millojko Spasiq, nuk u votua në seancën e jashtëzakonshme në Parlamentin e Malit të Zi, transmeton “Vjesti”.

Për rendin e ditës votuan 77 deputetë, pro 20, kundër 11, dhe abstenuan 46.

Kjo axhendë u mbështet vetëm nga pjesë e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”.

Menjëherë pas seancës, zëvendëskryeministri Abazoviq komentoi se bëhej fjalë për vullnetin e popullit në parlament.

Në seancën e shkurtër të Kuvendit mori pjesë edhe kryeministri Zdravko Krivokapiq, si dhe ministrat Spajiq dhe Jakov Milatoviq.

Kujtojmë se kërkesën për caktimin e jashtëzakonshëm të seancës dhe propozimet e ka dërguar kryeministri aktual Krivokapiq më 19 janar, pasi URA, në krye me Abazoviqin dhe me mbështetjen e deputetëve të opozitës, ka paraqitur iniciativë për mosbesim ndaj Qeverisë.