Edhe pse larg nga vendlindja, bijtë e saj për asnjë çast nuk e ndalin kujdesin dhe dashurinë për trojet e të parëve dhe mirëqenien e kësaj treve. Te tillë janë vëllezërit Rrustem, Ismet, Shefket dhe Xhaferr Sinanaj nga Hoti i Kujit të Plavës, me banim në New York dhe pronar të disa restoraneve si Empire Stake House dhe Chaz Palminteri Italian Restaurant. Gjatë këtyre ditëve ata dhuruan pajisje shkollore për nxënësit e shkollës “Hajro Shahmanovic” të Plavës si vijon: 200 çanta dhe vegla pune (vizore, kompase, fletore etj.).
Duke dashur që të jenë gjithëpërfshirës, vëllezërit nga Hoti kompletuan më se 200 dhurata shkollore nga të cilat 100 për fëmijët shqiptarë dhe 100 të tjera për fëmijët boshnjakë. Donatorët, vëllezërit Sinanaj të cilët jetojnë dhe veprojnë në New York edhe në të kaluarën kanë kontribuar dhe kanë marrë pjesë në aksione e aktivitete të llojllojshme humanitare për te mirën e vendlindjes dhe të komunitetit .
Vlen të përmendet se kontribut të çmuar për jetësimin e këtij aksioni ka dhënë edhe profesori i shkollës “Hajro Shahmanovic” ne Plave, prof. Arton Sinanaj, i cili e bëri koordinimin e ndihmave si dhe shpërndarjen e tyre në terren.
Edhe në të kallurën nuk ka munguar kujdesi i mërgimtarëve nga këto treva për vogëlushët e shkollës fillore të Plavës, kështu gjatë dy viteve paraprake ishin blerë çanta dhe mjete të tjera të nevojshme shkollore. Nuk mund te harrohet kontributi i çmuar i mërgimtarëve qe bene blerjen e autobusit për shkollaret e vegjël te Plavës, e tere kjo gamë aktivitetesh nen udhëheqjen e Fondacionit “Hoti i Kujit” me veprimtari ne New York.
Respekt për gjestin humanitar të vëllezërve Sinanaj. Donacionet e këtilla janë të qëlluara dhe tejet të dobishme për nxënësit të cilëve u urojmë suksese në vitin e ri shkollor!