“Dialogu poetik” me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Libraria “Ulqini” kanë kënaqësinë të ju ftojnë në takimin “Dialogu poetik”, organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë.

Ky takim i veçantë, që synon të nxisë frymën krijuese dhe të pasurojë peizazhin kulturor, do të mbahet të enjten, më 20 mars 2025, në orën 19:30, në ambientet e ngrohta të Librarisë “Ulqini”.

Ju mirëpresim për të ndarë së bashku magjinë e fjalës së shkruar dhe për të përjetuar fuqinë e poezisë në një mbrëmje të mbushur me art dhe reflektim.