Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Diaspora boshnjake në SHBA gjatë vitit 2018 ndërtoi tri shtëpi në Plave Guci

Siç njofton portali Boshnjaci.net , Asociacioni Kombëtar Boshnjako-Amerikan i ka ndërtuar tri shtëpi për familjet në Vojno Sello, Arzhanicë dhe Bogaiq

Në maj 2018 ky asociacion kishte organizuar një varg aksionesh per tunbime fondesh  me qëllim të mbledhjes së mjeteve për ti ndihmuar ata që kishin pësuar dëme nga tërmeti i janarit 2018.

Në këto aksione pos anëtarëve të Asociacionit Kombëtar Boshnjako-Amerikan kanë kontribuar simpatizantët, aktivistët dhe biznesmenët nga Plava, Gucia, Rozhaja, Bihori, Pazari e vendet tjera te Sanxhakut, nga Bosnja e Hercegovina e nga Kosova të cilët jetojnë në New York.

Organizatorët thonë se ky fakt është tregues që boshnjakët kudo që jetojnë kujdesën për bashkëkombësit dhe për bashkëqytetarët e tyre.

Në këtë mënyrë u mblodhën mjetet materiale për ndërtimin ose riparimin e mbindërtimin e shtëpisë së Omer Markishiqit në fshatin Vojno Sello, të Ramë Ukjaj nga në Arzhanicë dhe për shtëpinë e familjes së Zeqko H.Canoviqit në Bogaiq.

Në të tria rastet fjala është për familje shumëanëtarëshe me fëmijë të mitur dhe me anëtar të moshuar e të sëmuar.

 

Mjetet janë mbledhur ne prezencën e Sheko Shaboviqit, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Plavës.

Shtepit e ndertuara nga Asociacioni Kombëtar Boshnjako-Amerikan
Exit mobile version