Krajë 5 Gusht 2018
Këto ditë në kuadër të Ditëve të Diasporës në Krajë, Shoqata “Kraja” me veprimtari në Shtete e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim dhe bashkërendim me degën e saj në vendlindje gjegjësisht në Krajë organizuan Piknik në Muriq ku të pranishmit patën mundësinë të argëtohen me muzikë, lojëra të ndryshme dhe shëtitje me barkë etj etj.
Po ashtu në piknik për të gjithë të pranishmit kishte ushqim dhe pije falas të cilat u financuan nga diaspora e Muriqit qe jetojnë dhe veprojnë ne kuadër te shoqatës se tyre në New York.
Për datën 7 gusht 2018 në ora 21:00 në qendër të Krajës (Ostros) është paraparë një mbrëmje muzikore ku të pranishmit do të argëtohen nga këngëtarët: Vesel Pelinku, Myzafer Koliqi, Elizabeta Marku, Valdet Luka, Blerim Marshiqi, Afrim Çobi (orkestër), Ilir Gjecbrita (orkestër).
Për aktivitetin në Muriq RTK ka realizuar një videokronikë që mund të shikoni më poshtë.