DIASPORA SHQIPTARE NË AMERIKË APEL PËR BASHKIM TË GJITHË SHQIPTARËVE NË ZGJEDHJET PËR KOMUNËN E ULQINIT

Të dashur vëllezër e motra, bashkëqytetarë të Ulqinit

Të nderuar anëtar të spektrit politik shqiptar në Ulqin

Si kurrë më parë po e përcjellim me vëmendje të posaçmeprocesin zgjedhor në Komunën e Ulqinit.  

Duke patur në mendje rëndësinë historike, kulturore, politike dhe ekonomike të komunës së Ulqinit përshqiptarët në Mal të Zi e jo vetëm, vullneti i shumicës sëbanorëve të Ulqinit është që partitë nacionale shqiptare do të duheshin të garonin në një platformë politike unike dhetë bashkuar në këtë fazë shumë të rëndësishmezgjedhore.

Edhe këtë radhë politikanët shqiptarë në Ulqin nuk e morën parasysh dëshirën e elektoratit por vazhduan me avazin e vjetër duke e ndarë votën shqiptare në koalicionetë ndryshme jo në favor të votuesve shqiptarë që atapërfaqësojnë por vetëm për pozita dhe përfitimepersonale.


Flitet, pak edhe me të drejtë se shqiptarët në diasporë nukmund të vendosin për fatin e bashkëvendasve tanë nëvendlindje deri sa ata jetojnë jashtë vendit, por është e pamundur të qëndrojmë indiferent ndaj keqpërdorimit tëvotës shqiptare nga elita  politike shqiptare në Ulqin.

Mbase Mali i Zi nuk e bën të mundur që ne vullnetin tonëta shprehim me anë të votës por ne na mbetet që të jemikritik ndaj tyre dhe të shprehim pakënaqësinë tonë në këtëmënyrë. Është e pa pranueshme që të ndahet votashqiptare, interesi shqiptar, e ardhmja e shqiptarëve nëUlqin.

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, këtë radhë entuziazmi irinisë në këtë proces zgjedhor të jep shpresë për një tëardhme më të mirë, më të ndritur dhe më të begatë. Faktise koalicionet parazgjedhore përbëhen nga dinosaur politik që në të kaluarën nuk kanë dhënë asnjë progrespozitiv për banorët e Ulqinit me rrethinë, ka gjasa se edheky “fillim i ri” do të mbetet vetëm zhgënjim i ri. Ju lutemi sivëllezër e motra: Vendosni të parin interesin e shqiptarëvetuaj, njerëzve tuaj, vendit ku ju dhe fëmijët tuaj projektoniëndrrat dhe jetesën.

Pse duhet që shqiptarët të jenë ato që gjithmonë ndërtojnëura për kombësitë e tjera ne rajon ndersa ato vetëmvendosin mure për shqiptarët?


Mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikësbën këtë apel të fortë te bashkëvendasit tanë: Votën tuajhidheni te partitë nacionale shqiptare se vetëm aty mundtë tregohet fuqia e votës sonë. Vota garanton të ardhmentuaj, sigurinë tuaj, progresin e qytetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, social dhe politik.
Votoni për Ulqinin tonë historik dhe shumë të vlefshëm, për ju që punoni dhe jetoni aty, por edhe per ata që nukpushuan kurrë duke i ndihmuar Ulqinit nga mërgatashqiptare në Amerikë e kudo ku jetojnë e punojnëshqiptarët.

Pjesë e Apelit:

Mark Gjonaj – Former NYC Council Member

Federata Panshqiptare e Amerikës  Vatra

Albanian American Associacion Ulqini

Albanian American Community Associacion

Albanian American Council

Albanian American Common Sense Political Club

Albanian American Educators  Associacion

Albanian American Humanitarian Foundation

Albanian American National Organization – AANO

Albanian American PAC

Albanian American Puka Community Associacion

Albanian American Writers  Associacion

Albanian Business Network

Ansambli Folklorik Bashkimi Kombetar

APEN – Albanian Professional Entrepreneur Network

Albanian Community & resource center

AAACE

Bajraktari House Foundation 

BashkeRia

Batalioni Atlantiku

Fondi Humanitar Trieshi

Fondacioni Humanitar shqiptaro-amerikan Trojet Tona

Fondacioni Plavë e Guci

Gazeta Dielli

Illyrian Business Organization

Komuniteti Hasan Prishtina Waterbury

Lukaj Foundation

Mother Teresa GolfOuting

Sons of Illyria – New York- New Jersey- Milwaukee

Shoqata Ana Malit

Shoqata Atdhetare Dibra

Shoqata Atdhetare Kraja

Shoqata Humanitare Open Hands Associacion

Shoqata Malesia e Madhe – New York

Shoqata Peja

Shoqata Rugova

Shoqata Shpresa

Shoqata Shqiptaro-Amerikane Skenderbej Inc

Apelit po i bashkohen nga momenti në moment edhe shumëorganizata e shoqata shqiptare në të gjithë Amerikën.