Dilemat tona:Standardet e dyfishta të Ministrisë së Kulturës dhe  Mediave

Në mjediset e pakonsoliduara, sikurse është Mali i Zi, nuk është befasi që për çështje identike të përdorën standarde të dyfishta, që dëshmohet me veprimin nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Mediave,  e cila miraton vendosjen e bustit të mitropolitit Amfillohije, ndërsa nga ana tjetër nuk i përgjigjet  pozitivisht iniciativës së shqiptarëvepër vendosjen e pllakës përkujtimore në vendin e krimit në Rozhajë ku janë vrarë 21 qytetarë shqiptarë nga Kosova nga armata jugosllave në prill të vitit 1999 

Nail  Draga

Ne nderim të 21 viktimave të shqiptarëve nga Kosova të cilët janë vrarë  me 18 prill 1999 nga ushtria jugosllave në Husaj të Rozhajës, me rastin e 25-vjetorit të masakrës, nga familjaret e tyre  dhe Komitetit malazias të juristëve për mbrojtje të drejtave të njeriut në vitin 2024 me një kërkesë i janë drejtuar Ministrisë së kulturës dhe mediave që në vendin e krimit të vendosët një pllakë përkujtimore me emrat e të vrarëve, sipas procedurës e dispozitave ligjore. 

Heshtje morale e politike

Por, në vend që një kërkesë e tillë të jetë formalitet në shërbim të drejtësisë  ne nderim të viktimave të pafajshme, nga Ministria e Kulturës dhe e  Mediave kanë heshtur duke mos dhënë përgjigje.

Vendosja e luleve në Husaj në vendin e krimit(18 prill 1999)

Nuk ka dilemë se tejkalimi i afatit ligjor për të dhënë  përgjigje, është dëshmi e sjelljës jo vetëm byrokratike, por kemi të bëjmë me heshtjen morale e politike, nga vet fakti se viktimat ishin qytetarë shqiptarë nga Kosova, ndërsa përgjegjës  kanë qenë ushtarët e  Armatës jugosllave. Dhe nga mungesa e lejës për vendosjen e pllakës përkujtimore  ajo nuk është realizuar deri më tash, që është dëshmi e standardëve të dyfishta të institucioneve qeveritare kur janë në pyetje shqiptarët.

Cekim me këtë rast se kosovarët në cilësinë e refugjatëve ishin zhvendosur nga lufta në Kosovë për të gjeur shpëtim, por këtu gjetën vdekjen. Ndonëse ata shpëtuan nga terrori ushtarako-policor serbë  në Kosovë, këtu u vranë nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave(serbo-malazeze). Ndonëse ndaj këtij veprimi kriminal është zhvilluar një proces gjyqësor  në Mal të Zi, por gjykata të akuzuarit për këtë krim i ka shpallur të pafajshëm(2014), duke dëshmuar se nuk është në favor të drejtësisë, për të dënuar vrasesit e qytetarëve, të cilët ishin fajtorë vetëm se ishin të një kombi tjetër!

Mitropolitit Amfillohije monumenti në Kollashin 

Nga ana tjetër opinioni është informuar se në sajë të kërkesës nga komuna e Kollashinit për ndërtimin e monumentit kushtuar mirtopolitit Amfillohije, vendimin e ka propozuar Ministria e Kulturës dhe e Mediave, ndërsa miratimi është realizuar ne mbledhjen e Qeverisë të mbajtur me 18 shtator 2025. Ndërsa po ashtu bëhet me dije se një monument i tillëdo të vendoset edhe në Berane.

Vazhdon sindromi kundër shqiptarëve

Nuk ka dilemë së një qendrim i tillë nga ana e Ministrisë sëKulturës dhe  e Mediave  është me prapavi politike dhedëshmi e qasjës së dyfishtë, sepse kur janë pyetje shqiptarët, heshtet apo refuzohen kërkesat e tyre, nga del se këtu endeështë i pranishëm sindromi kundër shqiptarëve edhe tash nëpluralizëm pavarësisht se cila qeveri është në pushtet. Ndërsarastet e dëshmuara deri më tash e dëshmojnë në mënyrëtransparente një konstatim të tillë.

Heshtje nga ministrat shqiptarë

Në lidhje me mos miratimin për vendosjen e pllakës përkujtimore në Rozhajë nga ana e Ministrisë së Kulturës dhee Mediave, nuk kemi pasur rast të dëgjojmë  se ka pasurndonjë reagim nga ministrat shqiptarë në Qeverinë e Malit tëZi. Ndërsa kur është diskutuar në mbledhjen e Qeverisë  përdhënien e pëlqimit për vendosjen e monumentit të mitropolititAmfillohije në Kollashin, ministrat shqiptarë e ata boshnjakëbëhet me dijes se nuk janë deklaruar  nga del se kanë qenëkundër një vendimi të tillë. 

Pavarësisht aktualitetin politik e shoqëror një qëndrim i tillënuk është i mjaftueshëm sepse ka munguar reagimi publik përtë njoftuar opinionin me pikëpamjet e tyre në lidhje me  këtëçështje, nga del se ishte vendim politik I shumicës aktualeparlamentare, që ka irrituar opinionin në Mal të Zi, sepse kemitë bëjmë me qasje të dyfishta, që është kundër parimevedemokratike në botën e qytetëruar.

Përfundim

Vendosja e pllakës përkujtimore kushtuar krimeve  në Husaj tëRozhajës  është  çështje identitare e shqiptarëve si e drejtë e tyre autonome, ku çdo pushtet demokratik do ta mbeshtestenjë veprim të tillë jo vetëm në mënyrë declarative por edhefinanciare, por fatkeqsisht pushteti aktual dëshmon se vuannga sindromi antishqiptar edhe tash në pluralizëm. Vendosja e pllakës përkujtimore, në vendin e krimit  me emrat e viktimave nëse tash nuk është lejuar duhet të insistohet që ajotë vendoset më vonë, duke qenë dëshmi e krimit ndajqytetarëve të pafajshëm nga Kosova.

(Tetor  2025)