Vazhdimi i punimeve në fazën e parë të rikonstruktimit të rrugës Plavë-Vojno Sello/Guci është planifikuar për datën 6 maj ndërsa është në vazhdim e sipër tenderi për zgjedhjen e kryesit të punëve për pjesën e mbetur të rrugës prej Plavës deri në Guci në vlerë prej 4 milionë eurosh- është bërë e ditur në takimin e sotëm të nënkryetarit të Komunës së Plavës z.Nihad Canoviq dhe të drejtorit të Drejtorisë për Ndërtim z.Rusmir Bajraktareviq me përfaqësuesit e Drejtorisë së të Punëve Publike.
Duke theksuar rëndësinë e fillimit të punimeve në fillim të muajit maj për shkak të afatit të shkurtër të sezonit ndërtimor në veri, nënkryetari Canoviq ka shprehur kënaqësinë e veçantë për shkak të tenderit të shpallur për zgjedhjen e punëkryesit për rikonstruktimin e trasesë e kësaj rruge në gjatësi prej 10 kilometrash.
Nënkryetari Canoviq ka cekur faktin se rreth kësaj rruge graviton një numër i konsiderueshëm i amvisërive të Plavës e Gucisë, dhe së me përfundimin e saj përmes realizimit të investimeve do të krijohen kushtet më të mira për zhvillimin e përparimin e aktiviteteve ekonomike e turistike të popullsisë lokale.
Me fazën e parë në gjatësi prej 1,2 kilometra është paraparë ndërtimi i dy korsive rrugore, trotuari, dhe ndriçimi publik buzë rrugës.Punëkryesi në këtë fazë është ndërmarrja “Toshkoviq” nga Podgorica, ndërsa procedurat e tenderimit për zgjedhjen e punëkryesit për pjesën e mbetur të rrugës prej Plavës deri në Guci do të zgjatë deri në fund të muajit maj.
Vlera e përgjithshme e investimit, të cilin e realizon Qeveria e Malit të Zi përmes Drejtorisë së punëve publike në bashkëpunim me komunat Plavë e Guci, kap shumën prej më se 4,8 milionë euro.
/Plava e Gucia Sot