Përveç fondit për Luginën e Preshevës, Kosova është duke u zotuar edhe për krijimin e një fondi tjetër, kësaj radhe për shqiptarët e Malit të Zi.
Kështu tha ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla e cila shtoi se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve.
“Për të rritur bashkëpunimin mes shqiptarëve në botë, ajo gjatë se shtunës nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e shoqatës shqiptare në Amerikë “Vatra””, tha Meliza Haradinaj- Stublla, ministre e Punëve të Jashtme.
Ky memorandum parasheh bashkërendimin e aktiviteteve për promovimin e vlerave shqiptare, që pritet të përkrahet edhe nga qeveria shqiptare.