DOLI NGA SHTYPI KOMPLETI I VEPRAVE LETRARE I AKADEMIK REXHEP FERRI

Këto ditë në Tiranë Shtëpia botuese “Onufri” botoi kompletin e veprave letrare të piktorit me origjinë plavo-guciase Akademik Rexhep Ferri.

Kompleti në fjalë përfshin 9 vepra nga fusha e letersisë :

1.Humbësi i lumtur (poezi)

2.Ndoshta dashuri (poezi)

3.Atdheu im torzo (roman)

4.Njeriu, po kush (roman)

5.Frikë nga Guernika (roman)

6.Britma e Munkut (roman)

7.Portreti në monedhë (roman)

8.Gabime të bukura (ese)

9.Ora me qyqe (ese)

Me botimin e këtyre veprave kompletohet prezantimi i opusit te pasur të deritashëm  të këtij artisti të shumëanshëm.