Doli nga shtypi libri i prof. Rexhep Dedushaj “KOLLATA”

Në vazhdën e krijimtarisë së bujshme të prof Rexhep  Dedushaj, ai ditëve te fundit  na befasoj këndshëm me librin e tij të  radhës,  apo më mirë thënë me librin e tij të 10-të si pjesë e punës dhe angazhimit të zt Dedushaj me dekada të tëra, kryesisht me tematike historike duke publikuara vëllime të shumëta për trevën e  Plavë e Gucisë.

Vepra e tij me e re “Kollata” ne bën fjalë për Vuthajt dhe vuthjanet, flet për Intelektualet e kësaj ane- Akademiket, bukurinë vuthjane, mençurinë, burrërinë e tyre, trimërinë dhe dëshmorët qe u sakrifikuan gjate periudhave te ndryshme historike.

Autori flet për zhvillimet gjatë dekadave te fundit dhe rolin e diasporës vuthjane për çështjen kombëtare.

Libri ne fjalë ka rreth  200 faqe, me shume foto dhe me ngjarje te veçanta te cilat nuk janë publikuar asnjëherë deri me sot.

Pra siç na tha prof Dedushaj, ketë libër ua kam kushtuar ne tërësi , Vuthajve dhe vuthjaneve ne Vuthaj dhe kudo qe janë ne tere globin,  apo siç thekson ai  me mburrje flas për krenarinë vuthjane e cila mund te quhet lirisht – krenari e larte siç është maja e  KOLLATES pranë te cilës jemi rritur unë dhe ju Vuthjanet e mi.

Vuthajt kanë dhënë 5 akademikë, 7 dëshmorë ne luftën e fundet ne Kosovë, shume pleqnarë -burra te mençur e shumëçka tjetër nga ky fshat aty pranë  gjiut te Alpeve, ku krenaria dhe lartësia e bjeshkëve bashkohen me te arriturat e vuthjaneve ne çdo sferë te jetës.

Prof Rexhep DEDUSHAJ

Çka simbolizon  emri KOLLATA ne librin tuaj, zt Dedushaj?

Trekëndëshi vuthjan qe i lidh Valbonën e Çeremin -Vuthajt, qe te gjithë vuthjanët  qe kane mbetur padrejtësisht jashtë Shqipërisë natyrale por të cilët i bashkon dhe unifikon simbolikisht Kollata..

Emër tërheqës qe e nxit  lexuesin ta hap librin për te parë se ç’ është kjo vepër ashtu siç po pyetni edhe Ju te redaksisë se Plava e Gucia Sot?!!

Ky libër, theksoj zt Dedushaj, do te përkthehet dhe do te publikohet edhe ne gjuhën boshnjake.

Për punën dhe angazhimin e tij prof Dedushaj është çmuar dhe vlerësuar shume herë nga institucionet dhe shoqatat e ndryshme, si nga Shoqata Dibra ne vitin 1995, nga Shoqata e Intelektualëve te Tiranës më 2008, Pena Alpine më 2022 e mjaft çmime te tjera te vlefshme.

Autorit i urojme botimin e librit dhe shume suksese te reja ne punën e tij ne te ardhmen.

Esad Gjonbalaj

/Plave Gcia Sot

Veprat e prof DEDUSHAJ