Vuthajt u gjenden përsëri ne qendër te vëmendjes duke treguar vlerat intelektuale te këtij rajoni. Shqiponje Shemun Ahmetaj është zgjidhur shkencëtarja ma e re e suksesshme ne Austri me origjine vuthjane. Është mbesa e patriotit dhe atdhetarit e heroit shqiptar Pulec Him Ahmetaj, i cili u pushkatua nga nacionalistet cetniko- serb, i cili la pasardhës te cilët dëshmojnë qe janë pasardhës te denjë te tij si kjo shqipe vuthjane
Dr. Shqiponja Ahmetaj, shqiptarja e cila u largua si 18 vjeçare nga Elbasani vazhdoi studimet nga Shën Petersburg. Pas përfundimit te studimeve bachelor në Rusi, Shqiponja fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin „European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).
Në vitin 2011, ajo filloi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë. Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë, ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi ti vazhdoje studimet në Vjenë, ku vazhdoi të vijoj studimet e pasdoktoratës.
Në tetor të këtij viti, qyteti i Vjenës e kishte dekoruar Shqiponjën me çmimin “Hedy Lamarr”, çmim ky i cili i ndahet çdo vit një shkencëtareje për arritjet e reja nê fushën e teknologjisë së informacionit. Intelektualja me origjinê vuthjane
Shqiponje Shemun Ahmetaj eshte zgjidhur shkenctare mê e re ne Austri qê eshte çmim prestigjioz i cili i bene nder jo vetem dr.Shqiponjes por e bene krenare tere krahinên e Plavê e Gucisê e mbarê shqiptarisê.
Tê lumtê dr.Shqiponja Ahmetaj qe na bere krenarê .Tê urojme suksese tê reja nê jetê, nê karrierên tende te suksesshme shkencore e ne te gjitha fushat e jetês tende.
Krenari e mburrje, Plave e Gucia e mbare shqiptaria për bija te këtilla!
/Plava e Gucia Sot