Kryetari i Kuvendit Komunal të Gucisë, zt Bujar Hasangjekaj, priti në takim drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, znj. Andriola Kambo.
Pas takimit së bashku vizituan edhe disa pika turistike te trevës tonë me qellim të promovimit të bukurive natyrore dhe potencialeve të shumta që ka për turizëm Plava dhe Gucia.
Lexoni postimin e plotë të Hasangjekaj:
Kënaqësi dhe nder të kem në vizitë znj. Andriola Kambo drejtore ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon bashkë me ekipin e TV Klan.
Vizituam disa vende turistike me qellim të promovimit te bukurive natyrore dhe potencialeve për turizmin e Plavës dhe Gucisë.
Shpresojmë se ky bashkëpunim i sapo filluar do të vazhdoj edhe ne të ardhmen dhe do të jap rezultate konkrete.