Një tërmet me magnitudë 3.5 shkallës Rihter u regjistrua sot me 30 Janar 2018 në mëngjes në mes të Ulqinit dhe Tivarit, në vendin e quajtur Utjeh, në bregdetin e Malit të Zi, njofton Instituti Seizmologjikë i Malit te Zi.
Tërmeti, i cili ishte regjistruar në ora 5:45 të mëngjesit, kishte epiqendrën në një thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendra ishte tre kilometra në veri të Utejehes.
Ky tërmet nuk shkaktojë dëme materiale në zonën e epiqendrës se ti, njofton Instituti për Seizmologji i Malit te Zi.
Mali i Zi ka pasur disa lëkundje disa herë gjatë këtij muaji, i pari ishte më 4 janar, i matur 5.1 të shkallës Rihter, i cili goditi komunën e Plavës, Gucisë , Beranin dhe Andrijevicen dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë shtëpi. Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Malin e Vizitorit mu pran fshatit Marinaj.
Tërmeti i radhes është regjistruar më 10 janar, me magnitudë 3 shkallë të Rihterit me epiqendër në tetë kilometra në perëndim të Plavës.
Një tërmet i të njëjtës madhësi është regjistruar më 17 janar, dhe epiqendra ishte atëherë 10 kilometra në veriperëndim të Plavës, ndërsa pika qendrore e vendosur në një thellësi prej 14 kilometrash.