Lideri i Nismës Qytetare URA, Dritan Abazovic, ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter, ai theksoi se është mirë me shëndet dhe se është futur në vetizolim.
”Pas testit që e kam bërë sot, kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjendja ime është e mirë dhe unë ndodhem në vetizolim. Mbani maskat dhe distancën”, ka shkruar ai.