Dritan Gjonbalaj drejtori I Autoritetit të Aviacionit Civil te Kosovës…

Dritan Gjonbalaj drejtori I Autoritetit të Aviacionit Civil te Kosovës raportoj sot para Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme.
Serbia nuk ka asnjë lloj kompetence për hapësirën ajrore të Kosovës.
Kështu ka deklaruar drejtori I Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj, duke hequr çdo dilemë dhe shqetësim të deputetëve gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.
Gjonbalaj tha se kërkesë e Serbisë ka qenë edhe për ndërtimin e një radari në Kopaonik, por kjo nuk është lejuar të ndodhë.
Ai ka treguar se hapësira ajrore e lartë është kompetencë e NATO-s e cila ka përzgjedhur kompaninë hungareze për monitorim prej vitit 2014 deri 2018. Ai tha se mbetet sfidë kontrolli i kufizuar i hapësirës së ulët ajrore ku Kosova ka vetëm një korridor me Maqedoninë, dhe jo me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë. I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit nga Lista Serbe Bojan Mitiq, i cili tha se në Bruksel është arritur marrëveshje për fluturimin ajror Prishtinë-Beograd. Por këtë e ka kundërshtuar Gjonabalaj i cili tha se nuk ka këso lloj marrëveshje as për fluturim as për korridor ajror

Leave a Comment