Më 1 tetor 2020, u mbajt mbledhja e radhës e liderëve të Listës Shqiptare „Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj Koha është tani”. Në mbledhje u konstatua që të gjitha subjektet përbërës të Listës Shqiptare kanë dhënë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve për pjesëmarrjen në Qeverinë e Malit të Zi dhe lidhur me këtë, u shqyrtua edhe platforma e bisedimeve për pjesëmarrjen e mundshme në qeveri pa të cilën nuk mund të ketë takime e bisedime me subjektet e tjera parlamentare, thuhet në një kumtesë të Listës Shqiptare „Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”.
Në takim gjithashtu u shqyrtua edhe situata aktuale dhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi dhe u dakorduan hapat e mëtejmë për fortësimin e strukturave funksionale të Listës Shqiptare dhe veprimit unik të saj në periudhën e ardhshme.