Duda Balje i reagon Numan Baliqit pasi e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka reaguar sot pas një ditë më parë Numan Baliq e akuzoi se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe dhe kanë vrarë shqiptarë.

Balje në një postim në Facebook ka ftuar të gjitha institucionet si Organizatën e veteranëve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai i saj ka bërë çfarëdo veprimi.

Ajo ka thënë më tej se për pavërtetat për anëtarët e familjes së saj së shpejti do të ballafaqohen në gjykatë.

Lexoni të plotë postimin:

Çuo Vadis Numan !?

KUR PEDOFILI DHE DHUNUESI GËNJEN !

Numan Baliq, njeriu me moralin më të ultë, politikisht i harxhuar, i mllefosur në sistem shtetëror kurse i inspiruar dhe paguar nga ata që në zgjedhjet e fundit i përkrahi pohon një mori gënjeshtrash të rënda për babain e dikujt. Si të qëndroj indiferente e mos të reagoi dhe të sqaroi disa  çështje!

Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr “obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgatisin dhe transportojnë ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndarë bukë nëpër qytet.

Të keqpërdorësh sot mobilizimin e dhunshëm të atyre që nuk kishin forcë e ishin të vegjël nga ana e të fuqishmit është e pafytyrë dhe keqdashje. Kjo do të ishte njësojë sikur ti gjykosh ata të cilët nën kërcënimin e të fortit është dashur t’i lëshojnë vatrat e tyre shekullor. Veçanërisht është e papërfillshme kur kjo bëhet me qëllim të përfitimit të poenëve të vegjël politik.

I ftoj të gjitha institucionet tona: Organizatën e veteranëve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai im ka bërë çfarëdo veprimi.

Kurse nga ti Numan kërkoj përgjigje në disa pyetje: Si ke shpërndarë armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerëz përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?

Ty Numan i cili je i njohur botërisht si inatçor i boshnjakëve të rrethit të Prizrenit dhe Dragashit të këshilloi të merresh me vetveten dhe me faktin çfarë prindi i fëmijëve tuaj je. Besoj që së shpejti e din për këtë, që do të aktivizohen edhe dy aktakuza ndaj teje për shkak të dhunës seksuale ndaj të miturave. Ti dikujt ti gjykosh, ti i cili paguhesh nga ata të cilët nuk ja mendojnë të mirën shtetit tonë!?