Marash Dukaj, zëvendës ministër i Ministrisë se Arsimit, qe vjen nga Alternativa Shqiptare, ka bere te ditur këtë, përmes një postimi ne facebook.
Tutje ai ka shkruar:
“ËSHTË HAPUR PROKURIMI PUBLIK PËR RINDËRTIMIN E SHKOLLËS NË DACAJ”
Ashtu siç kemi premtuar, Ministria e arsimit kishte planifikuar mjetet e nevojshme për rindërtimin total të shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës.
Përveç kësaj në kishim hartuar edhe projektin!
Për hirë të disa procedurave të institucioneve relevante kjo u zvarrit për një kohë, por që me kënaqësi Ju njoftoj se është hapur Prokurimi publik për rindërtimin e shkollës në fjalë!
Detajet mund të shihen edhe në linkun ⬇️