Nga dita e djeshme në Mal të Zi kanë filluar provimet e maturës. Për të gjithë maturantët dhe mësimdhënësit janë siguruar mjetet mbrojtëse, si maskat dhe dezinfektuesit dhe është duke u respektuar distanca sociale nga 2m largësi mes njëri tjetrit, deklaron Marash Dukaj, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së arsimit për popujt pakicë. Dukaj duke folur në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” ka spjeguar që pjesa e fundit e mësimeve nuk është e inkuadruar në provime sepse këtë periudhë nxënësit nuk ishin në procesin e rregullt mësimor.
Dukaj poashtu bën të ditur se Ministria e Arsimit ka nënshkruar marrëveshtjen me kompanin M-tel ku planifikojnë që nga viti i ri shkollor të fillojnë me digjitalizimin e arsimit në Mal të Zi. Projekti ishte i planifikuar kohë më parë, por paraqitja e koronavirusit e ka përshpejtuar procesin. Ditët në vazhdim do të hapet tenderi që të gjitha klasat do të pajisen me internet të mirë, gjithashtu të gjitha shkollat që kanë mungesë të kompjuterave do të paisen me to, poashtu planifikojnë që të sigurojnë tabelat e mençura dhe shumë pajisje tjera që kanë të bëjnë me procesin e digjitalizimit mësimor. Dukaj shpreson që nga shtatori të gjitha klasat e para do të kenë risi s i përket digjitalizimit.