Diskursi sociopolitik
Si para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020, në Mal të Zi kemi paraqitje të dukurive të neofashizmit, të inspiruara nga ideologjia serbomadhe të përfaqësuara nga partitë serbe, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me mjedis të pakonsoliduar, që të përkujton vitët 90-ta të shekullit të kaluar, përkatësisht fillimin e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë me pasoja shoqërore edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm
Nail Draga
Rasti i nismës nga ana e Ministrisë së arsimit për të marrë masa ndëshkuese ndaj një mësimdhënëse në një shkollë fillore në Cetinë, se nuk i ka ndaluar nxënësit të mos shkojnë në një takim përkujtimor me rastin e 9 majit Ditës së fitorës mbi fashizmin, që është organizuar nga Organizata e Luftëtarëve të LNÇ dhe mbeshtetur nga qytetarë të ndryshëm, ka kriuar reagime nga subjekte të ndryshme politike në Mal të Zi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse pothuaj gjatë tërë vitit 2020, para e pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtuara me 30 gusht 2020, dukuritë neofashiste me parulla e ikonografi ishin bërë pjesë e retorikës në skenën politike në Mal të Zi. Madje të tillët qellim kanë të rehabilitojnë kriminelet e bashkëpunëtorët e fashizmit, duke zhvlerësuar luftën antifashiste si vlerë çlirimtare e europiane.
Me rastin e rotacionit të pushtetit në Mal të Zi, opozita aktuale e përfaqësuar nga DPS-i është duke dëshmuar se janë mbrojtësit e antifashizmit, përkatësisht të shtetësisë dhe të kombit malazez, sepse ai është i kërcënuar nga ideologjia serbomadhe, duke akuzuar pushtetin aktual se qëndron pas paraqitjeve të tilla neofashiste.
Opinioni është i njohur se dukuria e tillë më së shpeshti është duke u paraqitur në mjediset ku jetojnë popujt pakicë, ku si rast tipik kemi boshnjakët në qytetin e Plevlës, ku para një muaji në qytet kishte grumbullime të qytetarëve serb, të cilët defiluan me parulla e këngë shoviniste kundër boshnjakëve, ku si shkas ishte emërimi i kryeshefit boshnjak të policisë në këtë qytet, i cili sipas tyre është person i papërshtashëm(!?).
Arsimi si vakcinë kundër neofashizmit
Ndonëse po bëhën dy vite që jemi të ballafaquar me pandeminë Corona-19, në Mal të Zi dukuritë e neofashizmit nuk janë të panjohura, por janë bërë pothuaj të zakonshme. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe se kemi të bëjmë me një mjedis heterogjen në aspektin nacional e të ndarë politikisht, që ka marrë përmasa shqetësuese edhe pas ndryshimit demokratik të pushtetit me 30 gusht 2020.
Pasi në këtë aspekt nuk kemi ndonjë hulumtim të opinionit të kohës së fundit, me këtë rast po cekim hulumtimin e realizuar nga subjekti joqeveritar Qendra për edukim qytetar(CGO) të para një viti, që janë të dhëna me interes edhe për momentin për të kuptuar realitetin shoqëror në Mal të Zi, ne lidhje me dukuritë e neofashizmit në këtë mjedis.
Kështu sipas të dhënave të publikuara del se 77.5% e studentëve nuk dijnë të numërojnë tre personalitete antifashiste nga Mali i Zi, vetëm 43.6% dijnë të numërojnë tre shtete të lëvizjës antifashiste, ndërsa 23% nga ata nuk dijnë se pse festohet 13 korriku në Mal të Zi(!?).
Të dhënat e tilla janë dëshmi e nivelit dhe zhvlerësimit të arsimit që është bërë monopol i partisë në pushtet për tridhjetë vite, duke e trajtuar këtë veprimtari shoqërore pa vlerën e merituar me kuadra e drejtues partiak. Duke marrë parasysh këtë strukturë qeverisëse te ata nuk ka ekzistuar shqetësimi se me çfarë programesh mësojnë nxënësit dhe kush i inspekton ato për të përfituar njohuri optimale për tu ballafaquar me të shkuarën jo vetëm nga Lufta e Dytë Botërore.
Andaj, nuk duhet të na befasojnë paraqitja e dukurive neofashiste si në Plevle, Tivar, Berane e gjetiu në Mal të Zi. Pa dilemë këto të rinjë nuk janë vetëm prodhim i mjedisit arsimor, apo mediatik të infektuar dhe të skenës politike nga vitet 90-ta të shekullit të kaluar, por edhe të një trashëgemie nga koha e monizmit.
Si do të përgjigjëshin nxënësit shqiptarë?
Në lidhje me këtë çështje do të ishte me interes të realizohej një hulumtim i tillë edhe me nxënësit shqiptarë në shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Pa pasur ndonjë paragjyikim në këtë aspekt, dyshoj se do të kemi ndonjë rezultat të një niveli të kënaqshëm, sepse kemi programe unike arsimore e me këtë edhe përgjigjët pothuaj do të jenë identike.
Por, po të bëhëj hulumtimi për ngjarje nga historia shqiptare, dyshoj se do të kishim përgjigje pozitive, sepse nuk kanë nga të mësojnë për çështje të tilla, sepse kemi të bëjmë me program mësimor e tekste shkollore të imponuara, ku është e përjashtuar historia e popullit shqiptar.
Duke marrë parasysh se fitimtarët shkruajnë historinë, duhet cekur se historia nuk fillon me Luftën e Dytë Botërore, dhe me vendosjën e pushtetit të komunistëve, ku parësore ishte qasja ideologjike që ishte praktikë në të gjitha vendet e ish kampit socialist.
Por, me këtë rast duhet të cekim se vazhdojmë të kemi koncepte të kundërta të trajtimit të ngjarjeve historike në mes ne shqiptarëve e malazezëve, sepse rrethimin e Shkodrës në Luftën Ballkanike malazezët e mësojnë si çlirimtare, ndërsa për ne ajo është luftë pushtuese për zgjerim territorial të Malit të Zi. Andaj është kërkesë e kohës rishkrimi i historisë, duke eliminuar qasjen ideologjike dhe konceptët hegjemoniste e ekspansioniste.
Në tekstet shkollore duhet të mësohet e vërteta
Nëse në librat e historisë duhet mësuar për kohën me të re në Mal të Zi, sidomos për ngjarjet e vitëve 1988 e më pas që ka të bëjë me të ashtuquajturin revolucion antibyrokratik, si dhe luftën në Dubrovnik, ku kanë marrë pjesë edhe malazezet, atëher duhet cekur udhëheqësit e Malit të Zi të kohës, që janë ende në pozita të tilla. Nëse atëherë ishin në, mbeshtetje të politikës serbomadhe, ndërsa nga viti 1997, u distancuan nga ajo, faktët janë të arkivuara. Sepse kemi të bëjmë me ngjarje që i kemi përjetuar të gjithë si qytetarë në këtë vend. Çështjet e tilla duhet të prezantohen ashtu siç kanë qenë, me të gjithë kompleksitetin e tyre, sepse nxënësit duhet të dijnë të vërtetën, e jo të kamufluara sipas interesit të politikës si në kohën e monizmit(!).
Andaj, dukuritë e neofashizmit në Mal të Zi nuk janë befasi, sepse „çka ke mbjellur do të korresh“, ku pushteti malazez, ishte pjesë e të kaluarës jo të lavdishme në të kaluarën e afërt. Këtu qendron problemi në sistemin arsimor, sepse është punuar pak apo aspak në këtë drejtim, kur është në pyetje edukimi dhe arsimimi i brezit të ri. Sepse, nëse shkolla nuk ka bërë detyrën e vet, në rastin konkret te popullsia ortodokse ate e ka kryer KOS-i. Sepse, ky subjekt vazhdon më tepër të merret me politikë se sa më çështje teologjike, andaj nuk është befasi mbeshtetja nga qytetarët ortodoks në Mal të Zi, duke dëshmuar forcën e vet jo vetëm teologjike por edhe politike kundër ish pushtetit, që u dëshmu edhe në zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30 gusht 2020.
Përfundim
Dukuritë fashiste në Mal të Zi janë prodhim i ambientit neofashist që është i pranishëm në këtë mjedis, si rezultat i veprimit të partive politike serbe, që tani janë pjesë e pushtetit e në veçanti të Kishës Ortodokse Serbe, e cila vazhdon të veprojë si shteti në në shtet, sipas ideologjisë serbomadhe.
Por, në këtë aspekt nuk mund të amnistohet pushteti tridhjetveçar nga ana e DPS-it, të cilët kësaj çështjeje nuk i kanë kushtuar vemendjën e duhur, sepse nuk janë ballafaquar me të shkuarën, duke dëshmuar drejtësi e barazi që ka ndikuar në forcimin e neofashizmit. Sepse gjatë kësaj kohe ata kanë qenë të preokupuar për përfitime personale e klaneve të ndryshme, duke e trajtuar shtetin si pronë private që në mënyrë përfide e ka shfrytëzuar KOS-i për të realizuar objektivat e saja jo vetëm klerikale.
Nuk ka dilemë se askush nuk mund të jetë i qetë dhe indiferentë në Mal të Zi me paraqitjen e neofashizmit. Ndonëse është menduar se një dukuri e tillë i takon të kaluarës, del se jemi mashtruar, sepse dukuritë neofashiste në praktikë na demantojnë në vazhdimësi, që është në kundërshtim me konceptin e antifashizmit, barazisë qytetare e nacionale të një mjedisi multinacional dhe multikulturor.
(Qershor 2021)