Dy shqiptarët nga Mali i Zi në fitoren e madhe të Kosovës kundër Çekisë (video)

Kosova ka mundur Çekinë me rezultatin 2 me 1 duke marrë përkohësisht vendin e parë në Grupin A, por pas ndeshjes dhe fitores së Anglisë Kosova zbriti në vendin e dytë.

Kjo është ndeshja e 15 radhazi që Kosova nuk njeh humbje në arenën ndërkombëtare duke parë më afër arritjen e objektivit për t’u kualifikuar në Europianin 2020. Prej vitit 2017 ekipi i Kosovës nuk është mundur, por vetëm ka fituar ose barazuar

Edhe pse në këtë ndeshje trajneri Challandes kishte mungesa të rëndësishme hodhi në fushë një formacion bindës duke treguar se Kosova është e mbushur me talente.

Në këtë fitore padyshim që rol patën edhe dy shqiptarët nga Mali i Zi, Arjanet Muriqi nga Rozhaja dhe Ibrahim Dreshaj nga Tuzi. Muriqi mbrojti golin e Kosovës gjatë gjithë ndeshjes dhe pati disa intervenime vendimtare. Dreshaj nuk luajti por ishte në bankinë, shkruan Ulqini Online.

Arjanet Muriq
Ibrahim Dreshaj

Kjo është padyshim fitorja më e rëndësishme për Kosovën në grupin A.

Ditën e martë Kosova do të luajë kundër Anglisë, skuadrës më të fortë të grupit.