Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritete malazeze, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Sipas mediave fqinje, ai është arrestuar në pikën kufitare të Sukobinit, ndërsa dyshohet se do të kryente vrasjen e një anëtari të klaneve të Kotorrit.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij nga Armenia, 35 vjeç, ndërsa një tjetër, po nga Armenia, është shpallur në kërkim.
Referuar mediave malazeze, mësohet se policia e Budvës mbrëmjen e djeshme ka vërejtur një automjet “VW Polo” me targa të Barit në rrugën “Slovenska plaža”, të cilin e ka ndaluar dhe i ka kryer kontroll.
Pas ndalimit të mjetit, tre persona kanë dalë me shpejtësi dhe kanë tentuar që të largohen, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë.
Ndërkaq, në automjet u gjetën dy pistoleta ‘Glock’ me 19 fishekë secila, një pistoletë automatike ‘Scorpion’ me silenciator dhe 17 fishekë, dy maska silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim.
Hetimet janë në vijim e sipër, për të zbardhur rrethanat nën të cilat ishte planifikuar kryerja e kësaj vrasjeje