Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Edhe një lehtësim nga Qeveria e Kosovës për studentët nga Mali i Zi

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla nëpërmes një shkrimi të tij në rrjetet sociale njofton zvogëlimin e qarkullimit financiar për studentet shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi.

”Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi.
Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që këtë shumë ta zvogëloj në mënyrë drastike në vlerë prej 500 eurosh.
Kudo që do të jetë e mundur do të përpiqemi ta lehtësojmë jetën e qytetarëve e bashkëkombasve tanë, veçanërisht jetën studentore, të cilën të gjithë e kemi kaluar dhe jemi përballur me shumë sfida”, shkruan Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

Në universtitet kosovare vazhdojnë studimet një numër shumë i madh i studentëve nga Mali i Zi.

Exit mobile version