Edhe përkundër rezistencës masat anticovid deri me 10 mars – Padi penale kundër Gjeloshaj dhe Çunmulaj

Çdo gjë filloi te mërkurën pasdite, kur Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi ka sjellur masat e reja anticovid me të cilat parashikohet që lokalet  dhe objektet hoteliere  të mbyllën në Komunën e Tuzit, edhe pse kjo komune gjendet ne zonën e gjelbërt dhe te gjitha këto Vendime janë sjellur pa asnjë bisedim apo konsultime me udhëheqësin e Komunës se Tuzit. Kjo ka shkaktuar revolt tek udhëheqësi e komunës dhe kryetari I Komunës Nik Gjeloshaj ka reaguar ashpër ndaj  këtij vendimi duke e quajtur si vendim politik dhe hakmarrës te Qeverise se Malit te Zi ndaj Komunes se Tuzit. Sipas Gjeloshaj, ky është vendim hakmarrës i Qeverisë për shkak të “thumbimeve” të tij lidhur me urimin e Ditës së Pavarsisës së Kosovës.

Gjeloshaj menjëherë organizoi takim urgjent me pronaret e lokaleve te kafeneve dhe restoranteve, por poashtu ftoi edhe kryeministrin Krivokapiq dhe zvkryeministrin Abazoviq qe te vine ne takimin e përbashkët, por ata nuk u paraqiten te mërkurën ne mbrëmje dhe me pas kryetari Gjeloshaj publikoi  vendimin te cilin e ka sjelle ai si Kryetar i Komunës ne te cilin thuhet:


Në bazë të nenit 27 paragrafi 1 pika 25 të Ligjit mbi vetëqeverisjen lokale, si dhe në bazë të autorizimeve që me jep Statuti i komunës së Tuzit, sjellë Vendim mbi orarin e punës së objekteve hoteliere në komunën e Tuzit prej orës 07:00 deri në orën 18:00.

Gjeloshaj komunikmin dhe informimin per te gjitha veprimet e ka bere permes rrjeteve sociale dhe ne kete menyre I ka ftua Të gjitha objektet hoteliere  të punojnë sipas orarit të punës së përcaktuar.

Mengjesi I sotem lokalet u happen,  kurse pas arritjes së forcave policore për mbylljen e tyre, kryetari Gjeloshaj vendosi autoveturen zyrtare dhe autoveturen e policies komunale si bllokim per qarkullim te metejshem ne aksin rrugor Podgoricë-Tuz dhe Tuz-Hani i Hotit. Menjehere pas ketyre veprimeve u grumbulluan edhe banoret e shumte te Malesise per te kundershtuar vendimin e qeverise.

Gjeloshaj me deklaraten e tij per TV Teuta thote qe nuk do te leshoje pe per  asnje kerkese te tyre sepse nuk kishte asnje arsye qe ta mbyllin Tuzin

Iniciativa e Komunes se Tuzit u mbeshtet fuqishem nga shume struktura dhe qytetare, por edhe nga subjekte politike, sic jane Forca, Iniciativa Qytetare, Lidhja demokratike ne Mal te Zi dhe te tjera subjekte. E poashtu gjate tere kohes I kycur ne bisedime dhe perkrahje ishte edhe deputeti Genci Nimanbegu, I cili I ftoi te dyja palet per dialog.  Pas shume bisedimeve dhe mesazheve  telefonike me kryeministrin krivokapiq, u dakorduan qe te takohen ne ora 14 ne komunen e Tuzit per te zhvilluar bisedimet. Mirepo takimi ne ora 14 nuk ndodhi, kryeministri Krivokapiq, zavendeskryeministri Abazoviq dhe ministrja e shendetesise Boroviniq Bojoviq nuk u paraqiten para qytetareve te komunes se Tuzit, por vazhduan te komunikojne permes rrjeteve mediatike, permes te cilave kryeministri Krivokapiq tha se kjo qe ka ndodhur sot ne Tuz nuk I sherben askujt ne ndere, institucionet shteterore duhet te funksionojne duke respektuar ligjet dhe kushtetuten.

Pas vendimit te qeverise qe te mos vij ne bisedime ne Tuz, kryetari Gjeloshaj iu drejtua mediave duke I dhene qendrimet e veta se nuk do te heq dore nga te drejtat e komunes.

Me pas filloi te terhiqet edhe policia, dhe me kerrkese te kryetarit Gjeloshaj u shpernda edhe populli qe ishte I grumbulluar tere diten ne qendren e Tuzit.

Ne oret e vona te pasdites se sotme, perseri  vazhduan bisedimet, kesaj radhe bisedimet u bene ne qeveri ku moren pjese kryetari nik Gjeloshaj dhe deputetit genci Nimanbegu dhe nga ana e qeverise zv-ministri Dritan Abazoviq dhe ministrja e shendetesise  Boroviniq Bojoviq. Pas takimit kryetari Gjeloshaj eshte deklaruar ne llogarine e tij ne FB se komuna I ka fituar edhe zyrtarisht masat e qeverise me te cilat parshihet qe lokalet dhe kafenet ne Komunen e Tuzit do te jene te mbyllura deri me 10 mars.

Ndërkaq, mengjesin e sotëm,  tre persona janë arrestuar, pas kontrollit të tre objekteve hoteliere në Tuz, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale, për mos respektim të masave për të parandaluar hapjen e sëmundjeve infektive.

Kurse prokurori në detyrë, me rastin e ngjarjeve të sotme, i ka dhane detyrë urdhëruese policisë që të ngrehin padi penale edhe kundër kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nen dyshimin se ka kryer veper penale-ftesë në rezistencë, kurse kundër ushtruesit të detyrës të kryeshefit të policisë komunale Rexhep Çunmulaj dhe një polici komunal, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale duke bërë ndihmê për thirrje në rezistencë.