Edon Balidemaj emërohet Këshilltar për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri në Qeverinë e Malit të Zi

 9 shkurt 2025 

– Në mbledhjen e 67-të të Qeverisë së Malit të Zi, të drejtuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, është marrë vendimi për emërimin e Edon Balidemajt në pozitën e Këshilltarit për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri, pranë Zëvendëskryeministrit për Politika Ekonomike.

Edon Balidemaj ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Sigurisë dhe ka vijuar studimet Master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Ai ka mbajtur më parë detyrën e Nënkryetarit të Komunës së Gucisë, ku ka qenë përgjegjës edhe për sektorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit (Zjarrfikësve). Gjatë mandatit të tij, ka qenë i angazhuar në realizimin e projekteve kapitale të financuara nga Qeveria, përkatësisht nga Drejtoria e drejtuar nga Esmin Beqaj, duke mundësuar nisjen e disa projekteve jetike për zhvillimin e Gucisë.

Pozitën e Zëvendëskryeministrit për Politika Ekonomike aktualisht e mban Nik Gjeloshaj, i cili mbulon edhe sektorin e ekonomisë dhe ushtron funksionin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Ky është një moment historik për shqiptarët në Mal të Zi, pasi për herë të parë pozita të tilla të larta qeveritare mbulohen nga shqiptarë që vijnë nga subjekte politike shqiptare dhe jo vetëm.

Po ashtu vlen të ceket se Edoni është kuader nga I “Forumit Shqiptar”

/Plava e Gucia Sot/