Emra të bukur për institucione të ndryshme të qytetit të Ulqinit

Ministria e kulturës dhe mediave të Malit të Zi, në kërkesën e kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Omer Bajraktari ka dhënë pëlqimin për propozim programin e ngritjes së monumenteve edhe emërtimin e institucioneve të rëndësishme në këtë qytet për vitin 2023, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë u hapet rrugë ngritjes së monumenteve dhe emërtimit të insitucioneve si më poshtë:

  • ngritja e përmendores së Gjergj Kastriotit Skenderbeu,
  • emërtimi i bibliotekës me emrin e Gjon Buzukut,
  • emërtimi i Qendrës për kulturë me emrin e Hafiz Ali Riza Ulqinakut,
  • emërtimin e Maternitetit të Ulqinit me emrin e dr. Shuajb Resulbegoviqit,
  • vendosjen e një busti përkujtimor të dr. Shuajb Resulbegoviqit,
  • emërtimin e Shkollës së muzikës me emrin e Qamil Qamo Goranës,
  • vendosjen e bustit të Mirko Srzentiqit,
  • vendosja e pllakës në përmendoren e Pinjeshit me emrat e të rënëve në bombardim të Ulqinit më 7.11.1943.


    Kuvendi i Komunës së Ulqinit brenda afatit 15 ditor i duhet që ti dorëzoj ministrisë gjegjëse programin për pikat e dhënies së pëlqimit.