Bahamas njeh Kosovën

Bahamas është bërë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani të premten. Ajo ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas ka nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me ishullin që gjendet në Karaibe. Osmani ka publikuar edhe deklaratën e përbashkët.  “Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike…

Lexo më shumë

Qeveria ndan 50 mijë euro ndihmë për veprimtarin Hafiz Gagica

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro ndihmë financiare për veprimtarin e çështjes kombëtare në mërgatë, Hafiz Gagica, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë që kërkon trajtim të kushtueshëm mjekësor. Vendimi u miratua në mbledhjen e Qeverisë, ku kryeministri në detyrë, Albin Kurti, theksoi se Gagica ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet ’90 në organizimin politik të diasporës shqiptare dhe në mbështetjen e institucioneve të pavarura të Kosovës. Sipas Kurtit, gjendja shëndetësore e tij kërkon kujdes të veçantë dhe shpenzime që familja…

Lexo më shumë

Andrea Berishaj, sportistja më e mirë e vitit në Mal të Zi

Taekwondistja Andrea Berishaj është sportistja më e mirë e vitit 2025 në Malin e Zi. Vendimin e mori të enjten Këshilli Drejtues i Komitetit Olimpik të Malit të Zi.  Berishaj është shpallur më e mira në një konkurrencë me 14 sportistë e sportiste të tjera. Është ky sukses shumë i madh për taekwondisten e re shqiptare.  Andrea Berishaj është pjesë e një familjeje të suksesshme sportive nga Malësia. Ajo është uruar nga kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj. “Në emër të Komunës së Tuzit dhe në emrin tim personal,…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR

Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin se ka ndërruar jetë më e dashura jonë: RABA (HAXHAJ) SINANAJ(04.08.1935) Varrimi do të bëhet në Pejë, nesër, në orën 14:00. Të pikëlluarit:Djemtë: Safet, Esat dhe Enver, me familjet e tyre. Familjes Sinanaj dhe Haxhaj, portali ynë shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke ju uruar forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.I lehtë i qoftë dheu të ndjerës.

Lexo më shumë