Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Enver Hasani: Te varri i Sylejman Gjonbalajt në Vuthaj të Gusisë

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës prof.dr.Enver Hasani e viziton varrin e Sylejman Gjonbalaj në Vuthaj  dhe e  kujton këtë njeri dhe humanist të madh me fjalë   emocionuese e vlerësime tejet prekëse.

Përndryshe Sylejman Gjonbalaj kishte qene udheheqes i sherbimit juridik në Fakultetin Juridik dhe u ka ndihmuar jashëtzakonisht shumë studentëve nga rajoni i Plavë e Gucisë por edhe studentëve të tjerë shqipëtarë, të cilët e kujtojnë me mall këtë intelektual e humanist dhe e vlerësojnë lartë përkrahjen e ndihmën e paçmueshme të tij.

Postimi i plotë i zt Hasani

Me Burbuqen, te varri i Sylejman Gjonbalajt në Vuthaj të Gusisë, te varri i shefit të shërbimit juridik në Fakultetitn Juridik për dekada të tëra, te varri i njeriut të madh, humanistit dhe profesorit, intelektualit, historianit me guxim të pashoq sic e pat cilësuar Branko Horvat në librin e tij “Çështja Kosovës”. Sylë, më mungove sot, siç më ke munguar që ditën kur ike në amëshim pa më thënë lamtumirë. Sylë, ka ikur edhe Fatosi i Bagremit, Fatos  Hamza, që për netë të tëra na rrinte pranë nëpër ndejat tona në kohën e okupimit serb.  Sa herë të kena kujtuar me të! Sa herë të kujtojmë Sylë! Mu duk sikur më fole sot dhe me këmbëngulje m’i the sërish ato fjalët për jetën e rëndë të shqiptarëve dhe sherrin e madh që ka Serbia çdoherë me Kosovën. Të kujtojmë me mallë çdoherë, Sylë i dashur!

Sylejman (Istref) Gjonbalaj
Exit mobile version