ËSHTË NËNSHKRUAR KONTRATA PËR KRYERJEN E PUNIMEVE PËR SANIMIN E URËS NË LUMIN LUÇA 

Në tenderin për sanimin e urës, kryes i punimeve është zgjedhur firma SH.P.K. “MOSTING” nga Podgorica, me vlerë të përgjithshme 113.626.57 euro.

Kryetarja e Komunës së Gucisë Anela Cekic dhe përfaqësuesi i firmës SH.P.K. “MOSTING” nënshkruan kontratën për kryerjen e punimeve për sanimin e urës.

Përgatitjen e dokumentacionit të projektit e ka financuar Komuna e Gucisë, ndërsa realizimin e projektit do ta financojë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe Komuna e Gucisë.

Përpos Kontratës për kryerjen e punimeve, janë kontraktuar edhe shërbimet e mbikqyrjes mbi kryerjen e punimeve të objektit përkatës.

Mbikqyrjen mbi kryerjen e punimeve do ta bëjë SH.P.K. “Ingenijum” nga Podgorica.

Fillimi i punimeve do të bëhet sapo të lejojnë kushtet atmosferike dhe niveli i ujit në lum, kurse përfundimi i planifikuar është 30 ditë nga dita e fillimit të punës nga kryesi.

Në këtë mënyrë banorët e Vishnjevës dhe Krushevës, si dhe të gjithë qytetarët e Gucisë do ta kenë një urë të sigurtë që i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të cilët gravitojnë në këtë zonë.

SHERBIMI PËR MARDHËNJE ME PUBLIKUN I KOMUNËS SË GUCISË