Faik Nika zgjedhet kryetar i ri i KKSH-së

Në mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u mbajt sot në hotelin “Mediteran” në Ulqin, kryetar i ri i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët në Malin e Zi, u zgjodh z. Faik Nika, sekretar i deritashëm i KKSH-së.

Nika ishte kandidati i vetëm për kryetar të KKSH-së.

Zgjedhja e sekretarit të KKSH-së do të bëhet në vazhdim të mbledhjes konstitutive.

KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi i Elektorëve.

Z. Nika ka kryer Fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës. Është aktivist i subjektit politike Forca e re Demokratike dhe deri tani ka ushtruar edhe funksionin e sekretarit të KKSH-së.

Njihet se person i përkushtuar në punë dhe aktivist i dalluar.