FAKTE HISTORIKE DHE MOHIMI I IDENTITETIT KOMBETAR Qenia shqiptare ne…

FAKTE HISTORIKE DHE MOHIMI I IDENTITETIT KOMBETAR

Qenia shqiptare ne Plave Guci te nderuar bashkëkombës po tenton te mbijetoj ne këto treva sepse për një shekull e gjysme ishte dhe është pre e sulmeve dhe presioneve sllave presione dhe shantazhe qe rezultuan ne gjendjen ku është sot ne Plave Guci,
Ironia është edhe ma e madhe kur ne kohen e informatikës qe jetojmë boshnjaket tentojnë te nëpërkëmbin historinë e tyre gjegjësisht historinë shqiptare, veprime këto qe i shpije ata për te shkelur ne gjakun dhe traditën e etërve te tyre duke mohuar identitetin e tyre shqiptar .
Është për te ardhur keq dhe tmerrësisht cinike kur sot ne Plavë Guci ke shqiptar qe nuk flasin shqip e veheten e quajnë boshnjak, e qe vetëm ne 2-3 breza, gjenerata qe nuk flasin shqip dhe e mohojnë identitetin e tyre. Ndodhe qe te jen pjesëtar te një familje qe pjesa tjetër e familjes komunikojnë shqip dhe bile janë atdhetar te devotshëm dhe te mire te çështjes kombëtare shqiptare e te tjerët thonë jemi boshnjak nga Sanxhaku duke harruar se edhe Sanxhaku është një plage tjetër e rend e asimilimit. .
Sipas statistikave Turke te vitit 1908-1909 ne Plave Guci jetonin 82% shqiptar ndërkaq sot kemi mbetur ne 19%, realitet i dhimbshëm për një treve qe ishte aren luftërash për mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare. Sot për sot asimilimi është ndaluar por është plaga e mërgimit ajo qe rendon rende ekzistencën e shqiptareve te Plave Gucisë.
Ne shqiptaret e Plave Gucisë kemi nevojë për përkrahje konkrete nga shtetet tona e jo këshilla boshe te pa konkretizuara , sepse ne historikisht por edhe tani për çështjen kombëtare kemi dhen dhe dhuruam ne vazhdimësi.

PS
Këto te dhëna zyrtare te kohës se Turqisë janë origjinale te bazuara ne statistikat e kohës. Po këto te dhëna statistikore i përdori delegacioni i shtetit Shqiptar ne Konferencën e Paqes ne Paris ne vitin 1919 për te argumentuar te vërtetën dhe realitetin e bazuar ne statistikat dhe regjistrimet e popullsisë te vitit 1908-1909.
Këtu shihet qartë dhe mire se sa ka pas shqiptare ne Guci dhe Plave dhe ne shume qytete te tjera shqiptare qe sot gjinden nen Malin e Zi.

Esad Gjonbalaj