Falëmnderim nga redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot” për Prof. Dr Naser Ferrin

Redaksia e portalit tonë përmes këtij postimi dëshiron ta falëmnderoj arkeologun  Prof. Dr Naser Ferrin për përkrahjen dhe kontributin e tij të vazhdueshme për mbarëvajtjen dhe funksionimin sa më të mirë të portalit tonë.

Dr. Ferri që nga ditët e para të punës tonë me përkushtim dhe dedikim ka bërë të pamundurën që faqja “Plava e Gucia Sot” të jetë një burim i denjë i informimit për çdo Plavë Gucias dhe më gjerë. Kjo përkrahje profesionale, e sinqertë dhe pa përtesë i bënë nder faqës tonë e mbi të gjitha është vlerë dhe nder për neve,  që në mesin e përkrahëseve dhe bashkëpunëtorëve ta kemi një nga pjesëtarët e denjë të FERRAJVE, të familjes emblematike të Plavë Gucisë, familjes së heroit legjendar mbarëkombëtarJAKUP FERRIT.

Një falënderim si ky është vetëm një kujdes i vogël yni karshi intelektualit dhe arkeologut të shquar dhe të vlerësuar  nderkombëtarisht Prof. Dr Naser Ferrin. Zt Ferri shpesh herë kur i shprehim mirënjohje me modesti dhe urtësi, virtyte këto që e karakterizojnë  personalitetin e tij, na thotë:” Shumë më tepër ka bërë Jakupi për Plavë Gucinë, ndërkaq unë vetëm kujdesem ti kultivoj lidhjet dhe ta vazhdoj amanetin e Jakupit  ndaj kësaj treve krenare e cila gjatë historisë bëri name, e që sot vuan  nga plagët e pushtimit që si pasojë të dhimbshme  kanë emigrimin dhe asimilimin, por shpeshherë mundësit për të kontribuar thekson ai janë më të vogla sesa  dëshirat. Sidoqoftë jam gjithmonë pjesë e Plavë e Gucisë dhe i gatshëm për çfarëdo kontributi apo ndihme brenda mundësive të mia me kënaqësi më të madhe”.

Falëmnderit nga zemra për përkrahjen dhe kontributin Tuaj Prof.Ferri.

Respekt për familjen Ferri.

Redaksia e portalit “Plava e Gucia Sot”