FALËNDERIM PUBLIK NGA DREJTORI I SHF “XHAFER NIKOÇEVIQ”, GUCI

Me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, drejtori i Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, z. Luan Kukaj, iu drejtohet me një mesazh falënderimi kolegëve mësimdhënës:

Të nderuar kolegë,

Në përfundim të këtij viti shkollor, dëshiroj t’ju drejtohem me fjalë mirënjohjeje, respekti dhe falënderimi për çdo përpjekje, angazhim dhe bashkëpunim që kemi ndarë së bashku gjatë këtij rrugëtimi të përbashkët arsimor.

Ky vit na solli sfida të reja, por edhe shumë suksese. Falë punës suaj të palodhur, profesionalizmit dhe frymës së bashkëpunimit, arritëm të realizojmë një vit të mbushur me përkushtim dhe dinjitet. Ju falënderoj për durimin, mirëkuptimin dhe përkushtimin që treguat ndaj nxënësve tanë, ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj detyrimeve tona të përbashkëta.

Në çdo diskutim, në çdo orë pune, në çdo ngjarje apo moment të rëndësishëm, dëshmuat se jemi një ekip i vërtetë – ku secili dha më të mirën për të mirën e përbashkët. Pikërisht ky frymë bashkëpunimi e bën shkollën tonë një vend më të mirë për të mësuar dhe për të jetuar në harmoni.

Ju uroj pushime të mbara dhe çlodhëse. Uroj që viti i ri shkollor 2025/2026 të na gjejë edhe më të motivuar, të frymëzuar dhe të bashkuar në misionin tonë të shenjtë – edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Me respekt,

Mr. Lean Kukaj

Drejtor i Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, Guci