Mirënjohje për një gjest njerëzor dhe human
Që nga sot Shtëpia e shëndetit e Ulqinit ka një CT skaner në vlerë prej treqind mijë eurosh. Bëhet fjalë për një donacion të familjes Abazoviq, e cila i dhuroi Shtëpisë së shëndetit së Ulqinit nga mjetet të grumbulluara për trajtimin e djalit të tyre, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë dy vite më parë, mësohet nga Ministria e shendetsisë, transmeton Ulqini Online.
Me atë rast, Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe ministrja e Shëndetësisë dr. Jelena Boroviniq Bojoviq kanë vizituar sot Shtëpinë Shëndetësore të Ulqinit. Ministria vlerësoi se kjo është një ditë e madhe për sistemin shëndetësor në Ulqin dhe për të gjithë qytetarët e tij.
‘’Nga sot mund të mburremi se qytetarët e Ulqinit kanë standardin e artë në diagnostifikim, e ai është aparati më modern i skanerit, i cili tani gjendet në Shtëpinë e shëndetiit të Ulqinit falë humanizmit të madh dhe gjestit të madh njerëzor të familjes Abazoviq’’, deklaroi ministria e Shëndetësisë dr. Jelena Boroviniq Bojoviq.
Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka vlerësuar se kjo është një ditë historike për Ulqinin.
‘’Ndajmë gëzimin dhe dhimbjen sot në Ulqin, me mirënjohje të madhe për Ministren Boroviniq Bojoviq dhe ekipin e saj, ekipin e Shtëpisë Shëndetësore Ulqin, të udhëhequr nga drejtoresha Sadija Hollaj’’, deklaroi Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.