Familja Kurmemaj në bashkërendim me Fondacionin “Trojet tona “dhuron 70 mijë euro për të rinjtë e diagnostifikuar me diabet tip 1

Një donacion i vlefshëm nga familja Kurmemaj për të rinjtë nga Tivari, Ulqini, Plava, Gucia dhe Rozhaja të cilët janë të diagnostifikuar me diabet tip 1 të cilëve iu është dhuruar dje në një mbrëmje të organizuar nga Komuna e Tivarit, familja Kurmemaj dhe Fondi humanitar shqiptaro-amerikan “Trojet tona”, shkruan Ulqini Online.

Bëhet fjalë për mjetet në vlerë prej 70 mijë euro që iu ndanë 70 përfituesve – pacientëve të diagnostikuar me diabet të tipit 1.

Ky është donacioni i dytë i humanistëve të rrallë, familjes Kurmemaj e cila nëpërmes Fondacionit “Trojet tona” realizon donacion për këtë grupacion të popullsisë pasi të njëjtë gjë kanë bërë edhe vitin e kaluar.

Përndryshe familja Kumemaj është me origjine  nga Krythi i Anës se Malit dhe e  shperngulur ne Tivar.. Ahmet Kumemaj  ka lind ne Tivar dhe ne moshën  4 vjeç jen shpërngul për ne ShBA.

Kjo kompani e suksesshme e kësaj familje shqipatre merret me export-import dhe ka përfaqësitë e saj ne Hong Kong, Afrikë te Jugut  dhe Frankfurt