Site icon PLAVA E GUCIA SOT

FAQJA “PLAVA E GUCIA SOT” JU URON VITIN E RI 2019


Të dashur vizitor të faqes “Plava e Gucia Sot” në prag të ndërrimit te motmoteve faqja e juaj dhe e pëlqyer nga ju, Ju dëshiron çdo të mirë për vitin 2019.
Ne u jemi mirënjohës për përkrahjen tuaj të pa rezerve dhe shumë domethënëse për ne.
Plava e Gucia kjo pjesë e ndarë nga trungu i atdheut , sot mirëpret mbështetjen e shteteve tona. Historikisht kjo trevë kreshnikesh ishte pjesë e ndritur e historisë se atdheut.
Sot kur plaga e asimilimit dhe e shpërnguljes kanë bërë të vetën, ne të mos harrojmë se vitet e së ardhmes duhet të jenë të fokusuara në ngjalljen e rrënjëve të shqiptarësisë, të prekura nga asimilimi serbo-sllave për me shume se 140 vite, shtypje e represioni të egër , që nga Kongresi famëkeq i Berlinit.
Ju urojma çdo të mirë në vitin 2019 duke ju premtuar se kjo faqe dhe redaksi e saj do të jetë dritare e kësaj treve me boten e madhe shqiptare.

GEZUAR 2019
Plava e Gucia Sot

Exit mobile version