Fatmir Gjeka: Qeveria malazeze po tenton të fshijë mijëra emigrantë

Si kryetar i Partisë Demokratike dhe deputet i Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za” në Parlamentin e Malit të Zi, jam shumë i shqetësuar për njoftimet për fshirjen e mundshme të të afërmve tanë të cilët qëndrojnë përkohësisht jashtë vendit nga regjistrat e vendbanimit dhe lista e votuesve.

Në atë mënyrë, shqiptarët që u deshën të linin shtëpinë e tyre për shkak të gjendjes ekonomike dhe në vitet ’90, kryesisht për arsye politike, do të prekeshin më shumë.

Me këto ndryshime të propozuara, komuniteti ynë i vogël në Mal të Zi do të dobësohet edhe më shumë, dhe mijëra emigrantë tanë, për të cilët shteti pretendon të kujdesen, dhe në fakt bënë gjithçka për të dobësuar lidhjet e tyre me malin e Zi, do të ndihen të tradhtuar.

Të mërkurën, unë mora dhjetëra thirrje të tyre në të cilat ata më shprehën frikën e tyre se, nëse këto ndryshime miratohen, pas një kohe, “në një mënyrë të ligjshme”, e gjithë pasuria e tyre në Mal të Zi do të konfiskohet.

Nuk mund ta kuptoj me të vërtetë një heqje dore kaq të lehtë nga bashkëqytetarët tanë, edhe nëse bëhet e mbështjellur në norma ligjore, nga ata që dërgojnë mbi 500 milion euro në vit në këtë vend!

Në këtë mënyrë, Qeveria u dërgon atyre një mesazh të qartë: ju jeni të mirë vetëm kur dërgoni para, nuk kemi nevojë nga ju për asgjë tjetër!

Unë mendoj se do të ishte e dobishme për ata që propozojnë këto ndryshime të shpjegojnë në një bisedë të drejtpërdrejtë “fshirjen ligjore” nga regjistri i vendbanimit të shtetit ku ata kanë lindur dhe janë rritur, ku ata kanë të afërmit të ngushtë, prona dhe varre, dhe paguajnë taksat në mënyrë të rregullt.

Kjo është arsyeja pse unë përsëri i bëj thirrje Qeverisë së Malit të Zi, para së gjithash Ministrit Sergej Sekuloviq, duke e njohur atë si një njeri dhe jurist të përgjegjshëm, t’i qaset kësaj pune me shumë kujdes. Sepse pasojat e një “redaktimi” të tillë të ligjeve mund të jenë shumë, shumë i rrezikshëm.