Sulmuesi i njohur pejan, Fatos Beqiraj ka përfunduar karrierën e tij si futbollist aktiv.
Klubi i fundit në karrierën e Beqirajt ishte Mornar në elitën e futbollit malazez, ku ishte bashkua nga Decicit, ku kaloi në vitin 2022.
Në sezonin fundit, ai shënoi tetë gola dhe asistoi dy në 37 paraqitje, ndërsa sot është prezantuar si drejtor sportiv i Decicit.
“Falënderoj trajnerët me të cilët kam punuar gjatë këtyre viteve, shokët e mi të skuadrës, të gjithë njerëzit që kanë punuar në klubet ku kam luajtur, vetë klubet që besuan tek unë dhe, më e rëndësishmja, falënderoj tifozët që më mbështetën”.
“Sot i them lamtumirë fushës së futbollit, por asnjëherë sportit. Futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Tani është koha për një kapitull të ri në jetën time, një punë të re. Do të jem pjesë e sportit ndryshe”, ka shkruar sulmuesi në Instagram.
Beqiraj e nisi karrierën në Kosovë, ku luajti për Shqiponjën dhe Besën.
Ai bëri karrierë nëpër shumë klube nëpër botë si: Mali i Zi (Buducnost). Kroaci (Dinamo Zagreb) Kinë (Yatai), Bjellorusi (Dinamo Minsk), Rusi (Dinamo Moskë), Belgjikë (Mechelen), Izraeli (Macabi Netanya, Bnei Yehuda), Polonia (Wisla), Kazakistani (Astana).
Për kombëtaren e Malit të Zi bëri 86 paraqitje dhe shënoi 15 gola.