Federata e Malit të Zi: Asnjë klub s’na i ka kërkuar paratë e UEFA-s

Sekretari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Momir Gjurgjevac, ka thënë se asnjë klub malazias nuk ka kërkuar që të përfitojë nga ndihmat që UEFA i ka ndarë për Federatën, duke thënë se kjo çështje as nuk mund të diskutohet.

Ndihmat e ofruara nga UEFA në vlerë prej 4.3 milionë euro kanë sjellë sërish në pah mosmarrëveshjet mes disa klubeve dhe Federatës së Futbollit në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Përderisa disa klube kanë kërkuar që një pjesë e atyre parave t’u ndahen edhe atyre shkaku i dëmeve financiare që i kanë përjetuar shkaku i krizës së koronavirusit, FFK-ja ka insistuar se ato para janë për Federatën.

Me një problem të tillë nuk po përballet Federata e Futbollit e Malit të Zi, pasi që atje, sipas sekretarit Gjurgjevac, klubet nuk kanë kërkuar pjesë të këtyre ndihmave dhe se kjo çështje nuk mund të diskutohet.