Festa e Shëngjergjit në Plavë Guci

Sot është Festa pagane e Shëngjergjit, kjo feste pagane parakrishtere e paraislame qe simbolizon fundin e dimrit dhe fillimin e  ringjalljes së  natyrës  dhe gëzimin e njerëzve qe dolën edhe nga një dimër.

Ne kohëra e lashta ka qene pune e madhe te kalohet dimri meqë mungonin drutë, ushqimi për njerëz e për kafshe.

Në Malësi të Plavës në mëngjes, para lindjes së diellit fëmijtë spërkatën me bari të njom. Poashtu zihen vezë (nga 3 copë për çdo anëtar të familjes) por nuk ngjyrosen, dhe mandej cakërrohen për tu verifikuar cila vezë është më e forta. Anëtareve të familjes i vihen “laramanet”(lloj hallhalle prej perinë disa vise të Shqipërisë e njohur si verorja) me ngjyra kuq e bardh në dorën e majtë të cilat bahëshin deri në ditën e Sheën Markut (9 maj).”Laramanët” vëhën për shëndet dhe për fat dhe mbahen 4 deri 7 ditë dhe pastaj lihen në degë të murrizit të lulëzuar së bashku me vezën e cila del më e forta dhe nuk thyhet gjatë cakërrimeve. Merret uji nga jazi i mullirit në të cilin futën lulet e beharit të mollës dhe me këtë ujë spërkaten flokët. Pjesë e ritit është “rrahja” me një lloj bime të quajtur “shpendla” si dhe prerja e qengjave dhe pjekja e mishit të tyre ne hell.

 

Shpalime mitologjike

DITA E SHËNGJERGJIT

 

Prof Dr Naser Ferri

Më 6 maj bie dita e Shën Gjergjit, Shëngjergjit apo Shingjergjit kur kremtohet festa e madhe popullore pranëverore që hyn në kategorinë e festave të motmotit dhe ka origjinë pagane.Këtë festë pagane e kanë pranuar edhe mjaft besimtarë të besimeve monoteiste në Ballkan.Sipas kalendarit kishtar katolik dita e Shëngjergjit bie më 23 prill,  por shqiptarët e Kosovës, të Kosovës Lindore, Maqedonisë Perëndimore dhe të Malit  të Zi , dhe disa popuj të tjerë të Ballkanit e kremtojnë më 6 maj sipas kalendarit julian.

 

 

Sipas  mitologjisë popullore shqiptare Shën Gjergji është një trim i cili gjuan nëpër male ndërsa në njëren nga  legjendat që kanë të bëjnë me të  ai shpëton vajzën e mbretit duke e vrarë kuçedren .Në mitologjinë krishtere ai është një shenjtor mjaft i popullarizuar anembanë botës së krishtere e në këtë kontekst edhe ndër shqiptarë.

Sipas kalendarit katolik kishtar dita e Gjergjit (Shëngjergjit) i bie me 23 prill dhe shenon ardhjen e verës.Lidhur me këtë Robert Elsie thotë se në kohët e lashta kjo ditë shënonte fillimin e vitit të ri dhe kishte të bëjë  me shumë besime popullore lidhur me mirëqenien e fëmijve, të bagëtisë dhe të bereqeteve.

Si relikt i mitologjisë pagane cdo vit më 6 maj(sipas kalendarit julian) në mënyra të ndryshme anembanë Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare kremtohet festa e Shëngjergjit që zakonisht fillon me zgjimin e hershëm( para lindjes së diellit), ritualeve të ndryshme lidhur me boten bimore dhe shtazore dhe me përgatitjen dhe ngrenien e flisë, mishit të qengjit ose ushqimeve të tjera të posaçme.Në shumë vise të Kosovës heret në mengjes i zoti i shtëpisë mbledh hitha dhe i spërkat fëmijtë me hitha dhe ujë me qëllim që të bëhën të forte si hithat.Rituale të ngjashme bëhën edhe në rrethinën e Tetovës ku fshtarët i pastrojnë fëmijtë me ujë të lumit në të cilin fusin lëvozhga të vezeve dhe bimë të ndryshme me ngjyrë të kuqe.Pas larjes uji i përdorur për pastrim hidhet në lum që ti merr të kqiat me veti.

Në rrethinë të Gjilanit sipas Hysen Këqikut(në Velegllavë dhe rrethinë) se fëmijve u blehen(ose u thurren apo qepen) rroba të reja ndërsa kujdes i veçantë i kushtohet ushqimit të bagëtisë. Një ditë para festes të rinjtë shkojnë në mal për të mbledhur tamelqak,lerth dhe hitha për ushqim të kafshëve(që do ti mbrrojnë edhe nga magjitë) dhe lule dhe degë shelge për ti stolisur dyert.Herët në mengjesin e ditës së Shëngjergjit (besohej se :”lum kush e sheh diellin tu le”) familiarët spërkatën me ujë me hitha dhe degë shelgje dhe bagëtia lëshohet herret me kullot.Halim Hasani thotë se  në Kosovën Lindore  (Dobrosin) kremtimi i kësaj festeje fillon 10 ditë më heret kur njerëzia shkojnë të fallxhorët për të shkruar hajmalia me qëllim të mbojtjes nga magjia e zezë, ndërsa në mbremjen e 5 majit  fëmijët mbledhin lule dhe degë shlegjeje dhe i vendosin nëpër dyer të shtëpive,  ndërsa të nesërmen gatuhet dhe hahet flija dhe fëmijve u varen gjerdanet nga kungujt e egër “për shëndet”.Në rrethinë të Gjilanit, në Kosovën Lindore,por edhe në trojet tjera shqiptare organizohen gara të ndryshme për hire të kësaj feste si gara në vrapim të kuajve, gurapeshë, përlarja e demave etj.

Në Kërçovë dhe fshatrat shqiptare rreth saj ngjyrosin vezë dhe ua dhurojnë fëmijve dhe mysafirëve që vijnë në vizitë.

Sipas Elsiet, në krahinen e Shalës ditën e Shëngjergjit barinjtë mbledhin lule  dhe bimë mjekuese dhe i ushqejnë bagëtinë me këto bimë dhe i tymosin me “temjan” për ti larguar të këqiat nga ato.

Elsie thotë se në Shkodër fëmijtë zbukurojnë pragjet e dyerve  me lule dhe bimë të ndryshme që i mbledhin para lindjes së diellit.

Në Malësi të Plavës në mengjes, para lindjes së diellit fëmijtë spërkatën me bari të njom.Poashtu zihen vezë(nga 3 copë për çdo anëtar të familjes) por nuk ngjyrosen, dhe mandej cakërrohen për tu verifikuar cila vezë është më e forta.Anëtareve të familjës i vehen “laramanet”(lloj hallhalle prej perinë disa vise të Shqipërisë e njohur si verorja) me ngjyra kuq e bardh në dorën e majtë të cilat bahëshin deri në diten e Sheën Markut(9 maj).”Laramanët” vëhën për shëndet dhe për fat dhe mbahen 4 deri 7 ditë dhe pastaj lihen në degë të murrizit të lulëzuar së bashku me vezën e cila del më e forta dhe nuk thyhet gjatë cakërrimeve.Merret uji nga jazi i mullirit në të cilin futën lulet e beharit të molles dhe me këtë ujë spërkaten flokët.Pjesë e ritit është “rrahja” me një lloj bime të quajtur “shpendla” si dhe prerja e qengjave dhe pjekja e mishit të tyre ne hell.

Në regjionin e Llapit në të kaluarën  heret ne mengjes njerëzia zgjoheshin dhe lahëshin në lumen Llap ose merr nin ujë nga lumi dhe laheshin në shtëpi.Në duar veheshin “hallhalle” prej perit të kuq dhe të bardh të cilat baheshin deri në diten e Shen Markut. Po ashtu spërkatëshin me hitha dhe shelgje, ndërsa për drekë përgatitej pitja me hitha ne të cilën futej një monedhë.Pite me hitha, spanak apo të ngjashme përgatiteshin edhe nëpër viset tjera të Kosovës dhe poashtu futej monedha në to.

Në Pejë në mengjesin e Shëngjergjit fëmijve, derisa janë fjetur, ua spërkasin këmbët me hitha të futura në ujë dhe pasi të zgjohen i lajnë ata me ujë ne të cilin janë futur vezet e kuqe të Pashkëve të cilat zakonisht janë dhuratë e fqinjve të krishterë dhe ruhen deri në ditën e Shëngjergjit  me qëllim qe fëmijët të janë shëndosh dhe  t’iu bëhën faqet e kuqe si ngjyra e vezëve.

Në disa qytete heret në mengjes hahen simitët me mazë(kajmak ) ndërsa për drekë hahet “syt-pitja”(pitja me qumsht) ndërsa mishi nuk hahet për shkak te besimit se kush han mish grindet gjatë tërë vitit deri në Shëngjergjin e ardhshëm.

Nëpër fshatra të Opojës në mengjes heret bagëtia ushqehet me bimë të caktuara që të jetë e shëndosh dhe disa nga bimët lihen mbi hyrje të stallave.

Në rajonin e  Gorës së Prizrenit nëpër fshatra të ndryshme e posaçërisht në Brod,  këtë ditë mblidhen goranët të cilët në lashtësi merreshin ekskluzivisht me rritjen e deleve, e që tash kryesisht janë kurbetçarë të cilët merren me zeje të gjellëbërjes dhe gatitjes së ëmbëlsirave dhe i sjellin fëmijtë nga anët e ndryshme të Evropës e e dhe më gjërë  duke e bërë një lloj takimi me këngë dhe valle, me zurle dhe tupana, me qëllim të festimit që dolën nga dimri por edhe që rinia të njoftohet mes veti(të begeniset) dhe më vonë si rezultat i këtij takimi pasojnë fejesat dhe martesat.Ditën e Shëngjergjit në mengjez hahen petulla ndërsa më vonë therren qengjat dhe hahet mishi i tyre i pjekur në hell.Gjatë kësaj feste organizohen gara të ndryshme ku veçohen garat në vrapim të kuajve dhe dyluftimet e “pelivanëve”(mundësve).Pos anës rituale pra këtu është prezente edhe ana praktike meqë festa shfrytëzohet për njoftime,fejesa dhe martesa meqë goranët zakonisht nuk martohen me etnitete të tjera.

Pjesë e kësaj festeje pranëverore mund të konsiderohet edhe dita e Eremisë e cila bie 9 ditë pas Shëngjergjit dhe këtë ditë “femrat mbledhin lule, bar e kurpa dhe i ngjeshin që të mos dhemb beli”.

Në Kosovë ditën e Shëngjergjit më 6 maj e kremtojnë edhe romët të cilët, pa marrë parasysh gjendjen materiale që  kanë, këtë ditë e kalojnë në natyrë, therrin qengja dhe hanë dhe pinë tërë ditën.Meqë shpeshherë bie shi në këtë ditë populli beson që kjo ndodh për shkak të therrjes së qengjave të rinj.

Vendet më të preferuara të romëve për ketë ditë janë Banja e Pejës, Deçani por edhe Tyrbja e Sulltan Muratit.Tyrbja e Sulltan Muratit besohet që është varri i një pjese të trupit të sulltanit të vrarë në Betejen e Kosovës ndërsa pjesën tjetër supozohet që e ka dërguar dhe varrosur  i biri i tij Bajaziti në Stamboll.

Sa i përket kësaj tyrbeje në ditën e Shëngjergjit bëhët tollovi e paparë meqë këtë ditë këtë tyrbe e vizitojnë edhe nevojtarët të cilët  lutën dhe ndezin qirinj, lënë pjesë të veshëmbathjeve, të holla dhe gjësendje të tjera në tyrbe por edhe nëpër degët e shkurave rreth tyrbes me qëllim që t’iu realizohen deshirat, por këtë ditë në tyrbe vijnë edhe muziktarë, shitës të ushqimit dhe gjërave të ndryshme si dhe  shumë kureshtarë që duan të shohin se çka ndodh gjatë kësaj dite këtu.

Meqë e nderojnë edhe myslimanët edhe të krishterët, por edhe romët dhe minoritetët e tjera, Shën Gjergji konsiderohet si festë sinkretike, ku njeriu e falënderon natyrën dhe forcat hyjnore për faktin që shpëtoi “doli nga dimri” dhe kërkon shëndet dhe mbarësi për anëtarë të familjes dhe bagëti në të ardhmën. Elementet e lashta pagane të kësaj feste i bashkojnë njerëzit e përkatësive të ndryshme etnike  dhe ithtarët e  besimeve të ndryshme rreth saj.Në kalendarin popullor, pos simbolikës së fillimit të verës (dimri llogaritej  “prej shmitrit deri në shingjergj”), kishte edhe anën praktike meqë   rrogëtarët angazhohëshin prej : “shingjergjit e deri në shmitër” respektivisht prej (23 prillit)  6 majit e deri në ditën e Shën Dhimitrit që bie më 8 tetor (24-26 sipas kalendarit julian) që nënkuptonte pranëverën dhe verën, respektivisht sezonin e punëve intenzive në bujqësi për të cilën iu llogaritej rroga..

Shën Gjergji është shënjtori më i popullarizuar  katolik në Shqiperi së bashku me Shën Mërinë dhe Shën Kollin, dhe ka mjaft kisha që i kushtohen  Shën Gjergjit, e poashtu është edhe një kishë ortodokse e kushtuar këtij shenjtori në Durrës(Shën Gjergji i Ri-shënjtor shqiptar nga Kurkëli i Janinës), ndërsa në Kosovë emrin e këtij shënjtori mbajnë dhe atij i kushtohen kishat në Budisalc të Klinës dhe në Stubëll të Vitisë.Myslimanët nganjeherë e kanë identifikuar me Sari Salltëkun, edhe pse në Pejë ku gjindet një nga tyrbet e Sari Salltëkut nuk kemi gjetur gjurmë konkrete të këtij identifikimi meqë ditën e Shëngjergjit aty  nuk e lidhin me Sari Salltëkun.

Brendia e Tyrbes së Sulltan Muratit

 

 

 

 

 

 

 

 

/Plava e Gucvia Sot