Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Me buzëqeshje dhe emocion: Filloi viti i ri shkollor në Guci

FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR 2025/26 NË GUCI

Sot, në shkollën “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, në një atmosferë festive e të gëzueshme, filloi viti i ri shkollor 2025/26.

Me këtë rast, drejtori i shkollës, mr. Luan Kukaj, uroi të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit që ky vit të jetë i mbarë, i mbushur me punë, dije dhe suksese të pafundme në të ardhmen.

Për herë të parë në bankat shkollore u ulën 28 nxënës në gjuhën malazeze dhe 7 nxënës në gjuhën shqipe (nga Gucia, Vuthaj, Martinaj dhe Vishnjeva), duke nisur kështu një cikël të ri e të rëndësishëm në jetën e tyre.

Në nder të nxënësve të klasës së parë u mbajt një pritje solemne, ku Komuna e Gucisë shpërndau për secilin prej tyre nga një kupon dhuratë, si shenjë kujdesi dhe inkurajimi për hapat e parë drejt dijes.

Portali Plava e Gucia Sot uron të gjithë nxënësit një vit të mbarë shkollor, plot dije dhe arritje të reja! Urojmë që mësimdhënësit të kenë forcë e durim në misionin fisnik të edukimit, ndërsa prindërit gëzim e krenari për fëmijët e tyre.

Le të jetë ky vit një hap i sigurt drejt së ardhmes më të ndritur për fëmijët tanë dhe për trevën tonë.

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version