Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Filloi vaksinimi i qytetarëve në Plavë Guci – Prioritet të moshuarit mbi 80 vjeç

Edhe në Plavë Guci filloj vaksinimi i qytetarëve me vaksinën Anti COVID . Në një bisedë që zhvilloj redaksia e Portalit “Plava e Gucia Sot” me drejtorin  Shtëpisë se Shëndetit në Plave, Dr Omer Shahmanoviq na konfirmoj fillimin e vaksinimit te banorëve te trevës tone.

Siç theksoj Dr Shamanoviq për momentin kemi një kontingjent prej mase 250 vaksinave ruse, por brenda këtyre ditëve theksoi ai se do te ne vine edhe vaksinat kineze. Po ashtu Dr Shamanoviq potencoj edhe një fakt te çuditshëm, mos interesimin e popullatës për vaksinim, fenomen ky qe nuk I shkon për dore luftës tone te përbashkët ne luftimin e kësaj pandemie vdekjeprurëse theksoj ai .

Organet kompetente malazeze kane publikuar edhe numrin falas ky qytetarët mund te caktojnë termin për vaksinim duke thirrur ne numrin 1717. Detaje me te hollësishme ne linkun e mëposhtëm:

https://www.covidodgovor.me/?fbclid=IwAR3rHpvOkirknBZbhyNuaOdZvEw2moXv1Q2P72-T8hcQSZA2_h2je5GFrwg

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version