Filloj Aksioni për mobilimin e Shtëpisë së Kulturës në Vuthaj (Foto)

New York 24 Maj 2018

Vuthjanët në SHBA sëbashku me bashkevendasit tonë edhe njëherë e dëshmuan këmbëngulësin dhe zemërgjerësinë  e madhe të tyre që projekti i Shtëpisë së Kulturës të përmbyllët suksesshëm me çdo kusht . Në mbledhjen e Këshillit nismëtar për ndërtimin e Shtëpisë se Kulturës me veprimtari ne New York, muaren pjesë  anëtaret e këshillit, Hysen Ulaj, Qazim Dedushaj, Vesel Qosaj, Nazmi Brahi Ahmetaj, Esat Vucetaj, Fadil (Muse) Gocaj dhe Esad Gjonbalaj. Për shkak të angazhimeve në takim nuk munden të marrin pjesë, Çelë Shaban Çelaj, Henry Gjonbalaj, Granit Sali Gjonbalaj dhe Sadik Bruçaj edhe pse paraprakisht në kishim marr aprovimin e tyre për çdo vendim tonin.

Shtëpia e kulturës gjegjësisht ndërtimi i saj ka përfunduar vitin e kaluar dhe është dorëzuar nga implemntuesi i punimeve me datën 2 Gusht 2017, me kosto totale të 129234.00 euro, mjete këto të tubuara ekskluzivisht nga mërgimtarët në SHBA, dhe diaspora në Europë, pa asnjë donacioni apo përkrahje financiare  nga shtetet tona Shqipëria apo Kosova dhe as nga Mali i Zi apo organet komunale te Gucisë. Mirëpo  si Objekt i ri, ishte i zbrazët kështu qe mungesa e inventarit (mobileve) pamundësonte  zhvillimin e ndonjë aktiviteti të mirëfilltë në të.  Po ashtu edhe ambientit rrethues të Shtëpisë së Kulturës i mungonte gjelbërimi dhe rrethojat e oborrit. Duke par ketë gjendje ne nisëm aksionin për mobilimin komplet të shtëpisë së Kulturës me qellim dhe dëshirë të vetme që vendlindjes tonë dhe bashkëvendësve tonë të ju dhurojmë këtë objekt të kompletuar në tërsi,  si dhuratë dhe dashuri që ne vëllezërit e tyre në mërgim ndiejmë për ato troje ku u lindem dhe rritem . Ne jemi të vetëdijshëm se vendlindje ka nevojë  edhe për më shume projekte dhe investime, por njëkohësisht krenohemi që arritëm të realizojmë dhe jetësojm këtë projekt nga A-ZH, fal besimit tuaj në Këshillin Iniciues, por njëkohësisht fal edhe atdhedashurisë tuaj që ju ndieni për vendlindjen.

Me mobilimin komplet ky objekt do të ketë te gjitha kushtet për zhvillimin e çdo lloj aktiviteti kulturor, çdo lloj aktiviteti rinor dhe raste të gëzimeve familjare, po ashtu ne një aneks te veçantë me hyrje të veçantë është rregulluar dhe do të jetë gati edhe Morgu për raste të vdekje. Shtëpia e Kulturës ka një hapësirë shfrytëzimi prej rreth 414 m2 dhe do të përmbush plotësisht kërkesat e vendorëve.

Vendimin për rrethojën dhe mbledhjen e mjeteve për këtë destinim e kemi pas ndërmarr në mbledhjen e Këshillit të mbajtur me datën 9 Nëntor 2017, ku kostoja e rrethimit është 4011.00 euro para këto të tubuara nga vet ne anëtarët e Këshillit Iniciues

Në mbledhjen e datën 21 Maj 2018 të mbajtur në Greenwich Steakhouse New York, nikoqiri i mbrëmjes dhe njëherit edhe bashkëpronar i këtij restoranti ekskluziv zt Fadil Gocaj, ne vendosem të bëjmë mobilimin komplet përmes aksionit ku kostoja e mobilimit është totali 13906.7 euro. Këtij çmimi I zbritet çmimi I kuzhinës (pa elemente, shporet, frigorifer) do të jetë donacion nga kompania Alojri Projekt në shumë prej 1172.5 euro.

Pas këtij donacioni të zt Gëzim Ahmetaj, pronar i kompanisë Aljori Projekt, mobilimi komplet do te na kushtoj ne Total 12734.2 euro.

 

AKSIONIN PER MOBILIM E PERKRAHEN KETA BASHKEVENDAS:

 

Çel Sh Çelaj         $2,000.00

Nazmi Brahi Ahmetaj  $2,000.00

Qazim Dedushaj $1,000.00

Granit S Gjonbalaj        $1,000.00

Esat Vuçetaj        $1,000.00

Faton Musa Gocaj        $1,000.00

Mustaf S Ahmetaj        $500.00

Sadri Mehaj        $500.00

Lulzim Gashi       $500.00

Syl Ibish Qosaj    $500.00

Arif Sh Qosaj       $500.00

Isak Ali Qosaj      $500.00

Vesl Qosaj  $500.00

Xhevat Alia Qosaj         $500.00

Shkumbim Balidemaj  $500.00

Hysen Ulaj $500.00

Ali Hoti       $500.00

Valon Beqir Gjonbalaj  $500.00

Gazmend Haxhi Gjonbalaj     $300.00

Beqir Dedushaj   $300.00

Esad Gjonbalaj    $200.00

Imet Rexhep Gjonbalaj $200.00

Ramiz Z Gjonbalaj        $200.00

Shaban Rama Gjonbalaj        $200.00

Shkumbim Beqiri Hasangjekaj       $200.00

Zeqir Beqiri Hasangjekaj       $200.00

 

Aksioni vazhdon dhe mirëpresim përkrahjen tuaj në të mirë të Vuthajve dhe vuthjanve

(shiqo foto e projektit se sido te duket pas mobilimit Shtepia e Kultures)

Salla e madhe ne katin e par
Pamje te Sallës se madhe ne katin e par e pajisur me te gjithë inventarin dhe me TV
Kuzhina
Paradhoma – korridori para se me hy ne sall te madhe
Kati i dyte Salla e madhe e katit te dyte, dhoma e administrimit dhe korridori, djathtas biblioteka dhe muzeu
Nje pjes e salles se madhe te katit te dyte
Salla e madhe serish e katit te dytë nga një kënd tjetër
Hapësira e dhomës se administrimit
Bibloteka dhe muzeu
Pjesa e sallës se madhe ne katin e dytë e pajisur edhe me TV
Aneks i biblotekes