Filloj aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

PRISHTINE, 15 shtator

Sot në gjithë territorin e Kosovës, do të zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.

Aksioni organizohet nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

Në aksion është njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe , kompanitë private e të tjera.

Kryeministri Ramush Haradinaj muarr pjesë në hapjen e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, te vendi i grumbullimit  më i madh në kryeqytet, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

TA PASTROJME KOSOVEN- EDHE PLAVE GUCINE

Aksioni me i qëlluar i 20 Viteve te fundit !

E ne themi që  ta pastrojmë edhe Plavë Gucinë nga mbeturinat e shumëta , sepse fundja pastërtia dhe e kundërta nuk njeh kufinjë.

Në ditët në vijim do të publikojmë foto të  vendeve gjegjësisht lokaliteteve më të ndotura në Plavë Guci. Për të vetëdijesuar ndërgjegjen e atyre qe ju mungon ndërgjegjja se natyra dhe ambienti është i përbashkët dhe askushi nuk guxon ta ndot at:

Ju lusim qe këtu në inbox të na dërgoni foto me vende, lokalitete të ndotura në Plavë Guci nga mbeturinat. Ne respektojmë privatësinë tuaj por jo edhe te ndotësve të natyrës.

 

/Plava e Gucia Sot